TITONË Krej 3. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Ua bierë ndër mënt atyreve të unjënë kryetë ndën’ urdhërat e ndënë pushtetet, t’u dëgjonjënë të parëvet, të jenë gati për çdo farë pune të mirë,

2Të mos vllasfimisnjën’ asndonjë, të mos zihenë, të jenë të butë, të dëftenjënë çdo butësirë mbë gjithë njerëzitë.

3Sepse edhe neve ishim njëherë të marrë, të pabindurë, të gënjyershim, tuke u shërbyerë dëshërimevet e kënaqëjevet, e tuke shkuarë jetënë ndë të ligë e ndë cmir, të mërziturë e tuke pasurë mëri njëri jatërinë.

4Po kur u çfaq e mira edhe dashuria e njerëzisë nga Perëndia Shpëtimtari ynë,

5Jo prej punërash drejtërisë që punuam neve, po pas përdëllimit ti na shpëtoj prej së larësë të lindurit përsëri, edhe prej të përtërijturit Frymësë Shënjtëruarë,

6Që derdhi mbë ne me dorë të hapëtë me anë të Jisu Krishtit, Shpëtimtarit tënë;

7Që të dalëmë të drejtë me hirin’ e ati, e të bënemi trashëgimtarë pas shpëresësë jetësë pasosurë.

8Për të besuar’ është fiala; edhe dua të vërtetonjç këto, që të kenë kujdes ata që i kanë besuarë Perëndisë të jenë gati për punëra të mira. Këto janë të mirat’ edhe të vëjyeratë për njerëzit.

9Edhe kërkuarëje të marra, e breza njerëzish, e të ngrëna me fialë, edhe luftëra nomi t’i lëç mbënjanë; sepse janë të pavëjyera edhe të kota.

10Njerinë eretik, si t’a mësonjç një herë e dy herë, hiq dorë nga ay,

11Tuke e diturë që kyj ka dalë jasht’ udhësë, edhe fëjen, sepse është gjukuarë nga vetëheja e tij.

12Kur të dërgonj Artemanë a Tyqikunë te ti, shpejto të vinjç tek unë ndë Nikopolë, sepse atje gjukova për të dimëruarë.

13Dërgo përpara shpejt Zitanë nomtarinë edhe Apollonë, që të mos u shteretë gjë atyre.

14Le të nxënë edhe tanëtë të jenë gati për punëra të mira për nevojatë që duhenë, që të mos jenë të papemë.

15Të falenë me shëndet gjith’ ata që janë bashkë me mua. Falu me shëndet atyreve që na duanë ndë besët.

Hiri qoftë bashkë me gjithë ju. Amin.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help