1Sepse dua ta dini sa luftë të madhe kam për ju edhe për ata që janë ndë Llaodhiqi, edhe për gjithë sa s’kanë parë faqenë time me trup,
2Që të ngushullonenë zemërat’ e atyreve, tuke bashkuarë ndë dashuri, edhe mbë çdo farë pasëje të mbushurit mëndëjesë, që të njohënë fshehësirën’ e Perëndisë edhe Atit edhe të Krishtit;
3Ndë të cilinë janë fshehurë gjithë thesarët’ e diturisë edhe të mëndëjesë.
4Edhe them këtë, që të mos u gënjenjë juve ndonjë me fialë të holla.
5Sepse ndonëse nukë përpara jush me trup, po me shpirt jam bashkë me ju, tuke gëzuarë e tuke parë taksinë tuaj, edhe qëndresën’ e besësë mbë Krishtinë.
6Sikundrë pra e keni marrë Zotinë Jisu Krisht, kështu ecëni mb’ atë,
7Tuke zënë rrënjë e tuke ndërtuarë mb’atë, edhe tuke forcuarë ndë besët, sikundrë u mësuatë, tuke tepruarë mb’ atë me të falurë ndersë.
8Vështroni mos u gënjenjë ndonjë me anë të fillosofisë edhe të kobimit kotë, pas fialëvet njerzet, që kanë lënë pas stiqiavet botësë, e jo pas Krishtit.
9Sepse tek ay rri gjithë të mbushurit’ e hierisë trupërisht;
10Edhe jeni mbushurë tek ay, i cili është kryet’ e çdo urdhëri e çdo pushteti;
11Ndë të cilin’ edhe jeni rrethprerë me rrethpresje që s’bënetë me dorë, tuke sveshurë trupin’ e fajevet të mishit me rrethpresëje pa bërë me dorë, sepse keni sveshurë trupin e fajevet’ mishit me anë të rrethpresëjesë Krishtit.
12Jeni kallurë ndë varr bashkë me atë ndë pagëzimt, prej ati edhe jeni ngjallurë me anë të besësë vepërimit Perëndisë, i cili ngjalli atë nga të vdekuritë.
13Edhe juve, tuke qënë të vdekurë ndë fajet e ndë parrethpresëjet të mishit tuaj, u bëri të gjallë bashkë me atë, passi u fali juve gjithë fajetë;
14Edhe passi shoj dorëshkronjën’ e porosivet që ishte kundrë nesh, edhe e hoqi atë nga mezi, si e mbërtheu mbë kryqt;
15 Edhe passi sveshi urdhërat’ edhe pushtetetë, i dëfteu ndër sy, passi thriamvepsi kundrë atyre mbi atë.
16Le të mos u gjykonjë juve pra asndonjë për të ngrënë a për të pirë, a për dica dit të së kremtesë, a për hëna të ra, a për të shëtuna;
17Të cilatë janë hijeja e punëravet që do të vinjënë, po trupi ësht’ i Krishtit.
18Asndonjë le të mos u marrë juve bravurënë me të shtyrë urtësie, edhe me të lutur’ ëngjëjsh, tuke hyrë mbë ato punë që s’ka parë, tuke fryturë vetëhenë kot nga mëndeja e mishit ti,
19Edhe nukë mban kryetë, Krishtinë, që ruhetë gjithë trupi prej ati, edhe është lidhurë me nyejet e me të lidhurat, rritetë pas të rriturit Perëndisë.
20Ndë qoftë pra se vdiqtë bashkë me Krishtinë nga këto stiqiat’ e botësë, përse sikur jeni të gjallë ndë botët, kështu rrini ndën’ urdhërat,
21(Mos pieksh me dorë, mos ngjëronesh, mos rroksh,
22Që gjith’ ato prishenë nga të përndoruritë); sikundrë se jan’ urdhëratat’ edhe mësimet’ e njerëzet?
23Të cilatë punëra dukenë se kanë dituri mbë lutëjenë prej vetiu e mbë urtësi, e mbë të pakurcyerë të trupit, sepse s’kanë për ndonjë farë nderi mishinë, po e kujtonjënë për tepëricë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.