1Edhe fryma thotë fialë për fialë, se ndë kohëra të pastajme do të ngrenë krye ca vetë nga besa, e do t’u mbajënë vesh frymavet gënjeshtare, edhe mësimevet diajvet,
2Që flasënë gënjeshtra me ipokrisi, të cilëtë kanë diegurë ndërgjegjëjen’ e tyre,
3Sepse ndalonjënë martesënë, e urdhëronjënë të heqënë dorë nga të ngrënatë, të cilat’ i ka kriuarë Perëndia që t’i marrënë me të falurë ndersë besëtarët’ edhe ata që kanë njohurë të vërtetënë.
4Sepse çdo kriesë e Perëndisë ësht’ e mirë, edhe nuk’ është gjë për të hedhurë teje, ndë u marrtë me të falurë ndersë,
5Sepse shënjëtëronetë nga fiala e Perëndisë e nga të luturitë.
6Ndë u porosiç vëllezëret këto, do të jesh shërbëtuar i mirë i Jisu Krioshtit, tuke ushqyerë vetëhen tënde me fialët’ e besësë, edhe me mësimin’ e mirë, që i ke rënë prapa.
7Edhe hiq dorë prej përrallavet ndyra edhe të plakavet, po stërvit vetëhenë tënde ndë besë të mirë.
8Sepse të stërviturit’ e trupit bën dobi per pak kohë, po besa e mirë mbë të gjitha ësht’ e mirë, sepse zotonetë për këtë jetë ndashti edhe për atë që vien.
9Për të zënë besë është fiala edhe vëjen që ta presënë të gjithë.
10Sepse për këtë edhe mundonem edhe jemi të përbuzurë, sepse shpëryem mbë Perëndin’ e gjallë, i cili është shpëtimtari i gjithë njërëzet, po më fort i besëtarëvet. —
11Porosit këto edhe mëso.
12Asndonjë le të mos të hethnjë poshtë për të ritë tat, po bënu shëmbëllesë ndër besëtarët ndë fialë, ndë shoqëri, ndë dashuri,, ndë besë, ndë të qëruarë.
13Gjersa të vinj bieri prapa të kënduarit, të luturit, të mësuarit.
14Mos lërë mbënjanë dhurëtinë që është te ti, e cila t’u dha me anë të profitisë kur vunë duartë mbi tyj pleqësia.
15Këto shko ndër mënt, mbë këto qëndro, që të çfaqetë mbarësia jote mbë të gjithë.
16Kij kujdes vetëhesë sate edhe mësimit; qëndro mb’ ato. Sepse ndë bëfsh këtë, do të shpëtonjç edhe vetëhenë tënde, edhe ata që të dëgjonjënë tyj.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.