1Judha, shërbëtori i Jisu Krishtit, edhe i vëllaj Jakovit, të të thërrituritë të shënjtëruarë prej Perëndisë Atit, edhe ruajturë prej Jisu Krishtit;
2Përdëllim, e paqtim, e dashuri u shumoftë mbë ju.
3Të dashurë, passi nxitova tepërë t’u shkruanj juve për shpëtimin’ e të gjithëvet, pata nevojë t’u shkruanj juve, e t’u lutem të lëftoni për atë besënë që u dha një herë shënjtorëvet.
4Sepse hynë fshehurazi dica njerës, që ishinë shkruarë përpara që moti ndë këtë dënim, njerës të pabesë, që këthenjënë hirin’ e Perëndisë tënë mbë ndyrësi, edhe mohonjënë të vetëminë Zotëri (Perëndinë), edhe Zotinë tënë Jisu Krishtinë.
5Edhe dua t’ua bie juve ndër mënt, ndonëse ju e ditët këtë njëherë, se Zoti, si shpëtoj llauzinë nga dheu i Egjyptit, pastaj i humbi ata që nukë besuanë.
6Edhe ata ëngjëjtë që nukë ruajtnë urdhërin’ e tyre, po lanë vëndin’ e tyre, i ka ruajturë mbyllurë ndën’ errësirë me të lidhura të pasosura për gjyqin’ e ditësë madhe.
7Posi Sodhoma e Gomora, edhe ato qytetetë rreth atyreve, që u dhanë ndë kurvëri kështu posi ato, e vanë prapa tiatërë mishi, janë vënë përpara për shëmbëllesë, e mundonenë me ziarr të pasosurë.
8Po kështu edhe këta, tuke parë ëndërra, ndyrinë mishinë, e bënjënë për asgjë pushtetinë, e vllasfimisnjën’ ofiqetë.
9Edhe Mihaili, i pari ëngjëjvet, kur hahej tuke lëftuarë me diallinë për trupin’ e Mojsiut, nukë kuxoj të bierë kundrë ati ndonjë gjukim vllasfimie, po tha: “Zoti të qërtoftë tyj”.
10Edhe këta vllasfimisnjënë sa punëra që nuk’ i dinë; edhe sa punëra të fisit që i dinë posi shtësë pa mënt, prishenë ndër ato.
11Mjer ata, sepse ecnë mb’ udhë të Kainit, edhe u lëshuanë me vrap pas kobimit Vallaamit përtë marrë pagë, edhe humbën ndë kundrëfialët të Koreut.
12Këta janë palavi ndë gostira të dashurisë tuaj, kur hanë gosti me ju pa frikë, e kullosënë vetëhen’ e tyre; re pa ujë që bihenë tutie t’hu nga erëratë; dru vjeshte të papemë, dy herë vdekurë, çkulurë nga rrënjatë;
13Valë deti t’egra që shkumonjënë turpëriat’ e tyre, yje që bihen’ andej’ e këteje, për të cilët’ është ruajtur’ errësir’ e zezë për gjithë jetënë.
14Edhe për këta profitepsi edhe Enohu i shtatti prej Adhamit, tuke thënë: “Ja tek erdhi Zoti me mijëra shënjtorësh të ti,
15Që të bënjë gjyq mbi të gjithë, edhe të qërtonjë gjithë të pabesëtë ndërmest atyreve, për gjithë punërat’ e pabesërisë atyreve, që punuanë pa besë, edhe për gjith’ ato fialët’ e ashpëra që folnë kundrë ati fajtorët e pabesë.” —
16Këta janë asish që murmuronjën’ e qjahenë, tuke ecurë pas dëshërimesh tyre; edhe goja e atyre flet fialë tepërë të trasha, edhe përkëdhelënë ca vetë, që të kenë dobi nga ata.
17Po ju, o të dashurë, kujtoni fialëtë që u folnë përpara nga apostojt’ e Zotit tënë Jisu Krishtit,
18Se u thoshinë juve, se: “ndë kohë të pastajme do të jenë përqeshësa që do t’ ecënjënë pas dëshërimevet pabesëriavet tyre”.
19Këta jan’ ata që veçonjënë vetëhen’ e tyre, posi shtësë, që s’kanë Frymë.
20Po ju, o të dashurë, tuke ngrehurë vetëhenë tuaj përmbi besënë fort të shënjtëruarënë, e tuke falurë ndë Frymë të Shënjtëruarë,
21Ruani vetëhenë tuaj ndë dashuri të Perëndisë, tuke priturë përdëllimin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit për jetë të pasosurë.
22Edhe ca i përdëlleni tuke shquarë.
23Edhe ca të tierë i shpëtoni me frikë, tuke i rrëmbyer’ ata nga ziarri, e tuke pasurë mëri edhe atë rrobenë që është shgërryerë nga mishi.
24Edhe mb’atë që munt t’u ruanjë juve të pafaj, e t’u qëndronjë juve përpara lavdisë ti faqe-bardhë me gëzim,
25Mbë të vetëminë (të diturinë) Perëndi edhe Shpëtimtarinë tënë, qoftë lavdi edhe madhëri, urdhër edhe pushtet, edhe tashi, edhe mbë gjithë jetët. Amin.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.