PUNËT’ E APOSTOJVET Krej 16. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe harriu ndë Dhervë e ndë Lystrë; edhe ja tek ishte atie një nxënës që qjuhej Timothe, i biri një gruajë Judheone besëtare, edhe nga i ati grek;

2Për të cilinë epninë martiri të mirë vëllezëritë që ishinë ndë Lystrë e ndë Ikomi.

3Këtë deshi Pavli që të dalë bashkë me atë; edhe si e mori, e rrethpreu, për punë të Judhenjet që ishinë ndëpër ato vënde, sepse të gjithë e njihninë tanë e ati se ishte Grek.

4Edhe tuke shkuarë ndëpër qytetet, u lininë porosi atyre të ruanjënë dhogmatë që ishin’ urdhëruarë nga apostojt’ e nga pleqtë që ishinë ndë Jerusalim.

5Qishatë pra forconëshinë ndë besët, edhe përdita shtoneshinë nga numëri.

6Edhe passi shkuanë ndëpër Frygji ndëpër vëndin e Gallatisë, sepse u ndalnë nga Frym’ e Shënjtëruarë të leçisninë fialënë ndë Asi, erthnë ndë Mysi.

7Edhe kërkuanë të venë ndë Vithyni, po Fryma nuk’ i la.

8Edhe si shkuanë ndëpër Mysit, sbritnë ndë Troadhë.

9Edhe Pavlit iu duk nd’ ëndërrë natënë, se një njeri Maqedhonas rrinte përpara ati e i lutej, tuke thënë: “Shko ndë Maqedhoni, e ndihna.”

10Edhe posa pa ëndërrënë, përnjëherë kërkuam të vemi ndë Maqedhoni, sepse e muarm me mënt se Zoti po na thërret t’u apëm’ atyre zën’ e mirë.

11Si lundruam pra nga Troadha, muarm udhënë drejtë për Samothrakë, edhe mbë të nesërmet për ndë Neapolë,

12Edhe s’andejmi ndë Filippë, që është qytet i parë i asaj anësë Maqedhonisë, e përngulurë Romanësh; edhe ndenjmë ca dit ndë këtë qytet.

13Edhe ditën’ e shëtunë duallm jashtë qytetit afër lumit, aty ku e kishinë zakon të falenë, edhe ndenjëm, edhe flisim me gratë që ishinë mbëledhurë.

14Edhe një grua që qjuhej Lydhi nga qyteti Thyatirësë, e cila shiste porfirëra, edhe druante Perëndinë, po dëgjonte; sepse Zoti i hapi zemrënë të mbanjë vesh se ç’fliste Pavli.

15Edhe si u pagëzua ajo edhe shtëpi’ e asaj, na lutej, tuke thënë: “Ndë më paçi gjykuarë se jam besëtare te Zoti, hyni ndë shtëpit time, e rrini”; edhe na nguci.

16Edhe neve kur po shkonimë për të falurë, poqi me ne një shërbëtore që kishte frymë Pythoni, e cila u epte shumë fitim të zotrëvet saj tuke rrëfyerë fatinë.

17Ajo vate prapa Pavlit edhe neve, edhe bërtiste, tuke thënë: “Këta njerës janë shërbëtorët’ e Perëndisë lartë, që na dëftenjën’ udhën’ e shpëtimit.”

18Edhe këtë e bënte për shumë dit. Edhe Pavli si u rëndua, u këthye e i tha frymësë: “Të urdhëronj mb’ emërit të Jisu Krishtit të dalç nga ajo.” Edhe dolli atë orë.

19Edhe të zotërit’ e asaj kur panë se u dolli shpëresa e fitimit tyre, zunë Pavlin’ edhe Sillënë e i hoqnë ndë trekt te të parëtë.

20Edhe si i prunë te të mëdhenjtë, thanë: “Këta njerës, tuke qënë Judhenj, përzienjënë qytetinë tënë.

21Edhe mësonjënë zakone që s’ësht’ e udhësë t’i presëmë ne, as t’i bëjmë, sepse jemi Romanë.”

22Edhe gjëndëja u sulnë mbi ata, edhe të mëdhenjt’ u grisnë rrobet’ atyre, e urdhëruanë t’i rrahënë me shkop.

23Edhe si i bënë me shumë plagë, i vunë ndë burk, edhe porositnë ruajtësin’ e burgut t’i ruanjë me siguri;

24I cili si mori të tillë porosi, i vuri ndë burkt të përbrëndëshim, e u shtrëngoj këmbëtë ndë drut.

25Edhe ndë mesnatë Pavli edhe Silla faleshin’ e këndoninë lavdim Perëndisë; edhe të lidhurit’ u mbaninë vesh atyre.

26Edhe papriturë u bë një tërmet i math, kaqë sa u tuntnë themelet’ e burgut, edhe përnjëherë u hapnë gjithë dyertë, edhe të gjithëve u sgjithnë hekuratë.

27Edhe ruajtësi burgut kur u sgjua, edhe pa dyert’ e burgut hapurë, nxori thikënë, e donte të vriste vetëhen’ e ti, sepse kujtonte se iknë të lidhuritë.

28Po Pavli thërriti me zë të math, tuke thënë: “Mos i bëj ndonjë të keqe vetëhesë sate; sepse të gjithë jemi këtu.”

29Atëhere ay lypi dritë, e këceu brënda, edhe tuke dridhurë i ra ndër këmbë Pavlit edhe Sillësë.

30Edhe si i nxori jashtë, e tha: “Zotërinj, ç’duhetë të bënj unë, që të shpëtonj?”

31Edhe ata i thanë: “Besoi Zotit Jisu Krisht, edhe do të shpëtonjç ti edhe shtëpia jote.”

32Edhe i folnë fialën’ e Zotit ati edhe gjith’ atyreve që ishinë ndë shtëpi t’ati.

33Edhe ay i mori me vetëhe nd’ atë orë të natësë, e u lau atyre plagëtë; edhe përnjëherë u pagëzua ay edhe gjithë njerëzit’ e ti.

34Edhe si i hipi sipër ndë shtëpi të ti, u vuri përpara truvezë, edhe u gëzua me gjithë shtëpinë, sepse i besoj Perëndisë.

35Edhe si u gëdhi, të mëdhenjtë dërguan’ ushtëtorëtë, tuke thënë: “Lësho ata njerës.”

36Edhe ruajtësi burgut i dha zë Pavlit për këto fialë, se: “Të mëdhenjtë kanë dërguarë që të lëshohi; tashi pra dilni, e shkoni ndë paqtim.”

37Po Pavli u tha atyre: “Passi na rrahnë ndër sy të botësë pa gjykuarë, neve që jemi njerës Romanë, e na vunë ndë burk, edhe tashi na nxierrënë fshehurazi? Jo, po le të vinjënë vetë ata, e le të na nxierënë.”

38Edhe ushtëtorët’ u dhanë zë të mëdhenjvet për këto fialë; edhe ata, kur dëgjuanë se janë Romanë u frikësuanë.

39Edhe erthnë e u lutnë atyre, edhe si i nxuarnë, u luteshinë të dalënë nga qyteti.

40Edhe ata si duallnë nga burgu, hynë ndë shtëpi të Lydhisë; edhe kur panë vëllezëritë, i ngushëlluan’ e iknë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help