2 KORINTHIANËT Krej 13. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Këjo ësht’ e treta herë që vinj te ju: “Çdo fialë do të qëndronjë mbë gojët dy matirëve a treve”.

2U thaçë juve më përpara, edhe po u them juve më përpara, posikur jam afërë të dytënë herë, edhe ndashti që jam lark u shkruanj atyreve që kanë fëjyerë përpara edhe gjithë të tierëvet, se, ndë arthça përsëri, s’do të kursenem;

3Sepse kërkoni provën’ e ati Krishtit që flet me anë time; i cili s’ësht’ i dobë mbë ju, po ësht’ i fuqishim ndër ju.

4Sepse, ndonëse u kryqëzua prej dobësirësë, po rron prej fuqisë Perëndisë; sepse edhe neve jemi tëdobë mbë atë, po do të rrojmë bashkë me atë mbë ju prej fuqisë Perëndisë.

5Shikoni vetëhenë tuaj, ndë jeni ndë besët; provoni vetëhenë tuaj; apo s’e njihni vetëhenë tuaj, se Jisu Krishti është ndër ju? Veç ndë qofshi të paprovuarshim.

6Edhe shpërenj se do ta njihni se neve s’jemi të paprovuarshim.

7Edhe i lutem Perëndisë që të mos bëni ndonjë gjë të ligë; jo që të dukemi neve të provuarshim, po që të bëni ju të mirënë, e neve të jemi si të paprovuarshim.

8Sepse s’muntnjëmë të bëjmë gjë kundrë së vërtetësë, po për të vërtetënë.

9Sepse gëzonemi, kur neve jemi të dobë, e ju jeni të fuqishim; edhe për këtë lutemi, do me thënë për të ndrequrit tuaj.

10Përandaj shkruanj këto, kur jam lark, që të mos u zë me të keq, kur të jem afërë, pas ati pushtetit që më ka dhënë Zoti për ndërtesë, e jo për prishëje.

11Gëzohi pra, o vëllezër, nderquni, mgushëllohi, ini mbë një mëndëje, kini paqtim; edhe Perëndia i dashurisë edhe i paqtimit do të jetë bashkë me ju.

12Përshëndetni njëri tiatrinë me të puthurë të shënjtëruarë; u falenë juve me shëndet gjithë shënjtorëtë.

S

13Hiri i Zotit Jisu Krisht, edhe dashuria e Perëndisë, edhe shoqëria e Frymësë Shënjtëruarë qoftë bashkë me gjithë ju. Amin.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help