PUNËT’ E APOSTOJVET Krej 6. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe nd’ato dit kur po shumoneshinë nxënësitë, Ellinistëtë mumurisninë kundrë Evrenjet, sepse nukë shikoneshinë grat’ e va t’atyre ndë shërbesët të përditëshime.

2Atëhere të dy-mbë-dhietëtë thirrnë shumicën’ e nxënëset, e thanë: “Nuk’ ësht’ e pëlqyerë mbë ne të lëmë mbënjanë fialën’ e Perëndisë, e të shërbejmë ndëpër truvezat.

3Mendohi pra, o vëllezër, e sgjithni prej jush shtatë burra që të epetë martiri e mirë për ata, plot me Frymë të Shënjtëruar’ e me dituri, të cilëtë t’i vëmë mbi këtë nevojë.

4Po neve të presëmë mbë të falurit e mbë shërbesët të fialësë.”

5Edhe këjo fialë u pëlqye përpara gjithë shumicësë; edhe sgjothnë Stefaninë, që ishte burr plot me besë e me Frymë të Shënjtëruarë, edhe Filippin’ e Prohorin’ e Nikanorin’ e Timonin’ e Parmenanë, edhe Nikollën’ e këthyerë Antioheasinë;

6Të cilët’ i vunë përpara apostojvet; edhe passi u falnë, vunë duartë mbi ata.

7Edhe fial’ e Perëndisë shtonej, edhe numuri i nxënëset shumonej fort ndë Jerusalim; edhe shumë gjëndëje nga priftëritë i dëgjoninë besësë.

8Edhe Stefani, plot me besë e me fuqi, bënte çudira e shenje të mëdha ndë llaust.

9Atëhere u ngritnë ca nga sinagogjia që thuhet’ e Livertinëvet, edhe e Qyrineaset, edhe e Aleksandhreaset, edhe nga ata që ishinë nga Qiliqia e nga Asia, e haheshinë me fialë me Stefaninë.

10Edhe s’munt t’i dilninë kundrë diturisë edhe frymësë, që fliste.

11Atëhere vunë fshehurazi njerës të thonë, se: “Dëgjuam atë tuke folurë fialë vllasfimie kundrë Mojsiut edhe Perëndisë.”

12Edhe shtynë llauzin’ e pleqt’ e shkronjësitë, edhe u sulnë e rrëmbyen’ atë, edhe e prunë ndë bashkë-ndenjëjet.

13Edhe nxuarnë përpara martirë gënjeshtarë, që thoshinë, se: “Kyj njeri nukë pushon tuke folurë fialë vllasfimie kundrë këti vëndi të shënjtëruarë, edhe kundrë nomit.

14Sepse e dëgjuam atë tuke thënë, se: Kyj Jisu Nazoreasi do të prishnjë këtë vënt, edhe do të ndërronjë zakonetë që na ka lënë Mojsiu.”

15Edhe gjith’ ata që ishinë ndenjurë ndë bashkë-ndenjëjet, kur shtynë sytë mb’ atë, panë faqen’ e ati posi faqe ëngjëlli.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help