1Edhe ndashti, o vëllezër, u dëftenj juve ungjillinë, që ungjillëzova juve, të cilin’ edhe e muartë, edhe qëndroni mb’ atë
2Edhe shpëtoni me anë t’ati, ndë e mbajçi fialënë, sikundrë ua ungjillëzova juve, veç ndë paçi besuarë kot.
3Sepse u dhashë juve më përpara atë që mora edhe unë, se Krishti vdiq për fajetë tëna, pas shkronjave.
4Edhe se u kall ndë varrt, edhe se u ngjall të tretënë ditë, pas shkronjavet.
5Edhe se iu duk Qifajt, pastaj të dy mbëdhietëvet.
6Pastaj u duk më tepërë se mbë pesë qint vëllezër me njëherë, e nga ata më të shumëtë rronjënë gjer sot, e ca kanë fjeturë.
7Pastaj iu duk Jakovit, pastaj gjith’ apostojvet.
8Edhe më pastaj nga të gjithë u duk edhe tek unë, posi mbë një të dështuarë.
9Sepse unë jam më i vogëli i apostojvet, që s’jam i zoti të qjuhem apostol, sepse ndoqa qishën’ e Perëndisë.
10Po me hirin’ e Perëndisë jam ç’jam; edhe hiri i ati që m’u dha nuk’ u bë i kotë, po u munduash më tepërë se ata të gjithë; po jo unë, po hiri i Perëndisë që është bashkë me mua.
11A unë pra, a ata, kështu leçismë, edhe kështu besuatë.
12Edhe ndë leçitetë Krishti se u ngjall prej së vdekurish, qysh ca vetë ndër ju thonë, se s’ka të ngjallurë të vdekurish?
13Edhe ndë mos qoftë të ngjallurë të vdekurish, as Krishti nuk’ u ngjall;
14Edhe Krishti ndë mos u ngjall, vallë të leçituritë tënë ësht’ i kotë, edhe besa juaj ësht’ e kotë;
15E u gjëntkëshim qënkemi edhe martirë të rrem të Perëndisë, sepse martirisëm për Perëndinë, se ngjalli Krishtinë; të cilinë nuk’ e pasëka ngjallurë, ndë qoftë kështu se nukë ngjallenë të vdekuri.
16Sepse ndë mos ngjallenë të vdekurë, as Krishti nuk’ u ngjall.
17Po ndë mos u ngjall Krishti, besa juaj ësht’ e kotë; edhe jeni po ndë fajet tuaja.
18Vall’ edhe ata që vdiqnë mbë Krishtinë janë të humburë.
19Ndë shpërefshimë mbë Krishtinë vetëmë mbë këtë jetë, jemi më të mjerë se të gjithë njerëzitë.
20Po ndashti Krishti u ngjall prej së vdekurish; edhe u bë pem’ e parë e atyreve që kanë vdekurë.
21Sepse sikundrë vdekëja erdhi nga njeriu, kështu edhe të ngjalluritë prej së vdekurish është nga njeriu.
22Sepse sikundrë të gjithë vdesënë mbë Adhaminë, kështu edhe të gjithë do të marrënë jetë mbë Krishtinë.
23Po gjithësecili ndë radhët të ti; Krishti është pem’ e parë, pastaj sa janë të Krishtit, mbë të ardhurit t’ati për së dyti.
24Pastaj do të jetë e pastajmeja, kur të apë mbëretërinë n’ dorë të Perëndisë edhe Atit; kur të prishnjë çdo parësi e çdo pushtet e fuqi.
25Sepse duhetë të mbëretëronjë ay, gjersa të vërë gjith’ arëmiqtë ndënë këmbët t’atia;
26I pastajmi arëmik që do të prishetë është vdekëja.
27Sepse “të gjitha i vuri poshtë ndënë këmbët t’atia”; edhe kur të thotë, se të gjitha janë vënë poshtë, kupëtonetë se veç ati që ia vuri të gjitha.
28Edhe kur t’i unjënë kryetë ati të gjitha, atëhere edhe Biri vetë do t’i unjë kryetë ati që vuri poshtë të gjitha, që të jetë Perëndia të gjitha mbë të gjithë.
29Sepse çdo të bënjën’ ata që janë pagëzuarë për të vdekuritë, ndë qoftë se me të vërtetë nukë ngjallenë të vdekuritë, përse edhe pagëzonenë për të vdekuritë?
30Përse rrezikojm’ edhe neve mbë çdo orë?
31Përditë vdes, bënj be mbë të mburrituritë tuaj që kam mbë Zotinë tënë Jisu Krishtinë.
32 Të flas si njeri, ndë lëftova me bisha ndë Efesë, çdobi kam, ndë qoftë se nukë ngjallenë të vdekuritë? “Le të hamë e le të pimë; sepse nesër vdesëmë”.
33Mos gënjehi; sepse “Ligjëratat’ liga prishnjënë zakonet e mirë”.
34Sgjohi mbë të drejtënë, e mos fëjeni, sepse ca vetë nuk’ e njohnë Perëndinë; për turp uaj po ua them këtë.
35Po do të thotë ndonjë: Qysh ngjallenë të vdekuritë? Edhe me çfarë trupi vinjënë?
36O i marrë, atë që mbiell ti, nukë merr jetë, ndë mos vdektë.
37Edhe atë që mbiell, nukë mbiellatë trupinë që do të bënetë, po një koqe gruri të sveshurë, ndë qoftë, a ndonjë tiatërë farë.
38Po Perëndia i ep trup si të dojë, edhe gjithësecilësë farë trupin’ e saj.
39Çdo trup nuk’ është një trup; po tiatër’ është trup njerëzish, e tiatërë trup bagëtish, e tiatërë pishqesh, e tiatërë shpesësh.
40 Janë edhe trupëra qielli, edhe trupëra dheu; po tiatër’ është lavdia e atyreve të qiellit, e tiatër’ e atyreve të dheut.
41Tiatër’ është lavida e diellit, e tiatërë lavdia e hënësë, e tiatërë lavdia e yjevet; sepse ylli nga ylli ndan ndë lavdi.
42Kështu edhe të ngjallurittë prej së vdekurish: mbilletë ndë prishëje, e ngrihetë ndë paprishëje;
43Mbilletë e panderëshime, e ngrihetë ndë lavdi; mbilletë ndë dobësirë, e ngrihetë ndë fuqi;
44Mbilletë trup shtëse, e ngrihetë trup shpirti. Ka trup shtëse, ka edhe trup shpirti.
45Kështu ësht’ edhe shkruarë: I pari njeri, Adhami, “qe bërë frym’ e gjallë;” i pastajmi Adham, shpirt që ep jetë.
46Edhe nuk’ u bë më përpara ajo e shpirtit, po ajo e shtësësë, pastaj e shpirtit.
47Njeriu i parë është prej dheut, i balttë; njeriu i dytë është Zoti prej qielli.
48Si ësht’ i baltti, kësish janë edhe të balttëtë; edhe si është qiellori, kësish janë edhe qiellorëtë.
49Edhe sikundrë veshmë ikonën’ e të balttit, do të veshmë edhe ikonën’ e qiellorit.
50Edhe këtë e them, o vëllezër, se mish edhe gjak s’munt të trashëgonjë mbëretërin’ e Perëndisë, as prishëja trashëgon paprishëjenë.
51Ja tek po u them juve një fshehësirë: të gjithë nukë do të flemë, po të gjithë do të ndërronemi,
52Përnjëherë, sa hap e mbyll sytë, ndë trumbetë të pastajme; sepse do të bierë trumbeta, edhe të vdekuritë do të ngjallenë të paprishurë, edhe neve do të ndërronemi.
53Sepse kyj trup që prishetë duhetë të veshnjë paprishëjenë, edhe kyj trup që vdes duhetë të veshnjë pavdekëjenë.
54Edhe kyj trup që prishetë kur të veshnjë paprishjenë, edhe kyj trup që vdes kur të veshnjë pavdekëjenjë, atëhere do të bënetë fiala që është shkruarë: “U përpi vdekëja nga vitoreja”.
55“Ku është, o vdekëje, thumbi yt? Ku është, o varr, vitoreja jote?”
56Edhe thumbi i vdekëjesë është faji; edhe fuqia e fajit është nomi.
57Po falemi ndersë Perëndisë që na dha vitorenë me anë të Zotit tënë Jisu Krisht.
58Përëndaj, o vëllezërit’ e mi të dashurë, qëndroni e mos patundi, tuke tepruarë përherë ndë punë të Zotit, sepse e dini se mundimi juaj nuk’ është i kotë te Zoti.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.