1Për këtë punë unë Pavli jam i lidhuri i Jisu Krishtit për ju kombet,
2Sepse dëgjuatë qiverin’ e hirit Perëndisë që m’u dha për ju,
3Se me të sbuluarë ma bëri të njohurë atë fshehtësirënë (sikundrë u shkrova juve përpara me pak fialë;
4Që atë tuke kënduarë munt të kupëtoni mëndëjenë time ndë fshehësirët të Krishtit);
5Që s’qe njohurë ndë brezat të tierë te të bijt’ të njerëzëvet, sikundrë ndashti u sbulua me anë të Frymësë tek apostojt’ edhe te profitërit’ e ati të shënjtëruarëtë;
6Që të jenë kombetë trashëgimtarë bashkë e me një trup e me një piesë mbë të zotuarët t’ati mbë Krishtinë me anë të ungjillit;
7Të cilit un’ iu bëshë shërbëtuar pas dhurëtisë hirit Perëndisë, që m’u dha pas vepërimit fuqisë ati.
8Mua më të vogëlit gjithë shënjtorëvet m’u dha ay hirë, që të ungjillëzonj ndër kombet pasëjen’ e Krishtit që s’i gjëndetë gjurma,
9Edhe që të ndriçonj të gjithë, cila është shoqëria e fshehësirësë që qe fshehurë nga jetëtë te Perëndia që ndërtoj të gjitha (me anë të Jisu Krishtit)
10Që të njihetë ndashti me anë të qishësë dituria e Perëndisë, që është me shumë lara tek urdhërat’ e te pushtetetë ndë qielloret.
11Pas asaj këshillësë lashtë që bëri mbë Jisu Krishtinë, Zotinë tënë;
12Me anë t’ ati kemi kuxim edhe të hyrë me shpëresë prej besës’ ati.
13- Përandaj u lutem juve mos likshtohi për shtrëngimet’ e mi që kam për ju, e cila është lavdia juaj.
14Për këtë punë unj gjunjt’ e mi te Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit,
15prej të cilit qjuhetë çdo atëri që është ndë qiejet e mbë dhet,
16Që t’u apë juve pas pasëjesë lavdisë ti, të forcohi ndë fuqi me anë të Frymës’ ati mbë njerin’e përbrënçim;
17Që të rrijë Krishti ndë zemërat tuaja me anë të besësë,
18Zënë rrënjë e themelisurë ndë dashuri, që të muntni të kupëtoni bashkë me gjithë shënjtorët, ç’është të gjërët’ e të gjatëtë, e të thellët’ e të lartëtë,
19Edhe të njihni atë dashurin’ e Krishtit që kapërxen mëndëjenë, që të mbusheni me gjithë të mbushurit’ e Perëndisë.
20Edhe mb’atë që munt të bënjë tepërë së tepërmi për gjithë sa kërkojm’ a mendojmë, pas asaj fuqisë që vepëronetë ndër,
21Mb’atë qoftë lavdia ndë qishët me anë të Jisu Krishtit, mbë gjithë brezat të jetësë jetëvet. Amin.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.