GALLATIANËT Krej 1. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Pavli apostoli (jo prej njerëzish, as me anë të ndonjë njeriu, po me anë të Jisu Krishtit, edhe Perëndisë Atit që ngjalli atë prej së vdekurish).

2Edhe gjithë vëllezëritë që janë bashkë me mua, mbë qishat të Gallatisë;

3Hirë qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia Ati, edhe nga Zoti ynë Jisu Krishti,

4Që dha vetëhen’ e ti për fajetë tëna, që të na shpëtonjë nga këjo jetë e ligë e sotshime, pas dashurimit Perëndisë edhe Atit tënë,

5Mb’ atë qoftë lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin.

6Çuditem se kaqë shpejt lini atë që u thirri juve ndë të hirë të Krishti, e shkoni pas tiatër’ ungjilli;

7I cili s’është tiatërë, po janë ca vetë, që u trazonjënë juve, edhe duanë të përmbysën’ ungjillin’ e Krishtit.

8Po edhe neve, a ëngjëll nga qielli ndë u leçittë juve tiatër’ ungjill, përveç ati ungjillit që u leçitëm juve, qoftë mallëkuarë.

9Sikundrë thamë më përpara, edhe ndashti përsëri them: Ndë u leçittë ndonjë njeri tiatër’ ungjill, përveç ati që keni marrë, qoftë mallëkuarë.

10Sepse ndashti njerëzëvet u mbush mëndëjen’ unë apo Perëndisë? Apo kërkonj të pëlqehem te njerëzitë? Sepse ndë pëlqeheshe më të njerëzitë, s’do të ishnjam shërbëtori i Krishtit.

11Po u bënj ta dini ju, o vëllezër, se ungjilli që u leçit prej meje s’është pas njeriu;

12Sepse as unë s’e mora prej njeriu, as u mësuaçë prej njeriu, po prej sbulesësë Jisu Krishtit.

13Sepse ju e keni dëgjuarë, se qysh shkonjam njëherë ndë Judhaismë, se fort tepërë ndiqnjam qishën’ e Perëndisë, edhe e prishnjam atë.

14Edhe vejem mbarë ndë Judhaismë më tepërë se shumë moshatarët’ e mi ndë komp tim, sepse ishnjam më tepërë zëlitar për porosit që kishinë lënë atërit’ e mi.

15Po kur i pëlqeu Perëndisë që më ndau veç që nga barku i mëmësë, edhe më thirri me anë të hirit ti,

16Që të sbulonjë birin’ e ti tek unë, që të ungjillëzonj atë ndër kombet, përnjëherë s’mora këshillë nga mishi e nga gjaku.

17As nukë hipa ndë Jerusalim tek apostojtë që qenë përpara meje, po vajta nd’Aravi, edhe përsëri u kthyeshë ndë Dhamaskë.

18Pastaj pas tre vieç hipa ndë Jerusalim, për të parë Pietrinë; edhe mbeta përanë ati pesë-mbë-dhietë dit.

19Edhe s’pashë tiatërë nga apostojtë, veç Jakovinë të vëllan’e Zotit.

20Edhe sa u shkruanj juve, ja te po rrëfenj përpara Perëndisë, se s’gënjenj.

21Pastaj erdha ndë vëndet të Syrisë edhe të Qiliqisë.

22Edhe nuk’ ishnjam njohurë me faqe me qishat’ e Judhesë që janë mbë Krishtinë;

23Po vetëmë kishinë dëgjuarë, se ay që na ndiqte njëherë, ndashti po ungjillëzon atë besënë që prishte njëherë. Edhe lavdoninë Perëndinë për punë time.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help