1Edhe Pavli shtyri sytë ndë bashkëndenjëjet, e tha: “O burra vëllezër, unë gjer sot mbë këtë ditë kam ecurë përpara Perëndisë me çdo ndërgjegjeje të mirë.”
2Edhe Anania kryeprifti urdhëroj ata që rrininë përan’ ati t’i bienë gojësë.
3Atëhere Pavli i tha: “Perëndia do të të bierë, o mur i lyerë me këlqere; e ti rri të më gjykonjç pas nomit, edhe kundrë nomit urdhëron të më bienë?”
4Edhe ata që ishinë ndenjurë përanë thanë: “Kryepriftin’ e Perëndisë shan ti?”
5Edhe Pavli tha: “Nuk’ e dita, o vëllezër, se është kryeprift; sepse është shkruarë: “Mos flaç për të parin’ e llauzit tënt”.
6Edhe Pavli si e njohu se njëra anë ishte prej Sadhdhuqenjsh, edhe tiatëra prej Farisenjsh, bërtiti ndë bashkëndenjëjet: “O burra vëllezër, Unë jam Farise, e bir Fariseu; unë po gjykonem për shpëresë edhe për të ngjallurë prej së vdekurish.”
7Edhe ay si foli këtë, Farisenjtë zunë të një zihenë me Sadhdhuqenjtë, edhe shumica u ndadyshë.
8Sepse Sadhdhuqenjtë thonë se s’ka të ngjallurë, as ëngjëllë, as frymë; po Farisenjtë rrëfenjënë të dyja.
9Edhe u bë një klithmë e madhe; edhe shkronjesitë që ishinë me anë të Farisenjet u ngritnë, e ziheshinë tuke thënë: “S’gjejmë ndonj gjë të keqe te kyj njeri; po ndë i foli ndonjë frymë a ëngjëllë.”
10Edhe passi u bë trazyrë e madhe, kryemijësi pati frikë se mos shqyhetë Pavli nga ata, edhe urdhëroj të zbresën’ ushtëtorët e ta rrëmbenjënë nga mezi atyreve, edhe ta shpienë ndë kastrët.
11Edhe natënë tiatërë iu duk Zoti e i tha: “Kij zëmërë, Pavël; sepse sikundrë martirise për mua ndë Jerusalim, kështu duhetë të martirisç edhe ndë Romë.”
S
12Edhe si u bë ditë, ca nga Judhenjt’ u mbëlothnë, e nëmnë vetëhen’ e tyre, tuke thënë: as të mos hanë as të mos pinë, gjersa të vrasënë Pavlinë.
13Edhe ata që kishinë bërë bashkë këtë be, ishinë më shumë se dyzet vetë;
14Të cilët’ erthnë te kryepriftërit’ edhe te pleqt, e thanë: “Me nëmë kemi nëmurë vetëhenë tonë, të mos ngallojmë gjë gjersa të vrasëmë Pavlinë.
15Tashi pra ju me bashkëndenjëjenë epni zë kryemijësit ta sbresë te ju nesërë, sikurse doni të merrni vesh më mirë për punë t’ ati; edhe neve, para se t’ afëronet ay, jemi gati ta vrasëmë.”
16Edhe i biri së motrësë Pavlit, kur dëgjoj për lakunë që i ngrehnë, vate e hyri ndë kastrët, e i dëfteu Pavlit.
17Edhe Pavli thërriti një nga kryeqindësatë, e tha: “Shpiereni këtë dialosh te kryemijësi; sepse diç’ i ka për të thënë ati.”
18Ay pra si e mori me vetëhe, e pruri te kryemijësi, edhe thotë: “Pavli që është ndë burk më thirri, e m’u lut të bie këtë dalosh te ti, sepse diç’ të ka për të folurë tyj.”
19Edhe kryemijësi si e mori për dore, edhe u hoq mbënjanë, e pyeste: “Ç’ësht’ ajo që më ke për të dëftyerë?”
20Edhe ay tha, se: “Judhenjtë bënë fialë të të lutenë të biesh poshtë Pavlinë nesërë ndë bashkëndenjëjet, sikurse kanë për të pyeturë më shtrënguarshim për atë.
21Po ti mos u dëgjo atyre, sepse janë më shumë se dyzet vetë ata që rrinë e përgjonjën’ atë, të cilëtë kanë nëmurë vetëhen’ e tyre, as të mos hanë as të mos pinë, gjersa ta vrasën’ atë; edhe tashi janë gati tuke priturë fialë prej teje.”
22Kryemijësi pra lëshoj dialoshinë, edhe e porositi: “Mos t’i thot’ asnjërit se më dëfteve këto.”
23Edhe thirri dy vetë nga urdhërqindësatë, e u tha atyre: “Bëni gati dy qint ushtëtorë për të vajturë gjer ndë Qesari, edhe shtatë-dhietë kalorësa, edhe dy qint shtizorë, që mbë të tri orë të natësë.
24Le të bien’ edhe kafsha të gjalla, që të hipënjënë Pavlinë, e ta shpienë me siguri te Filik qivernitari.”
25Edhe shkroj një kartë pas kësaj shëmbëllese:
26“Kllavdiu Lysi mbë të pushteçiminë qivernitarinë Filik, gëzuarë.
27Kyj njeri u zu nga Judhenjtë, edhe do të vritej nga ata, atëhere un’ erdha bashkë me ushtërinë edhe e shpëtova, sepse mora vesh se është Roman.
28Edhe kur desha të marr vesh për ç’punë e përflisninë, e sbrita ndë bashkëndenjëjet
t’ atyreve.
29Edhe e gjeta se përflitej për të kërkuara të nomit atyreve, po s’ka ndonjë faj për vdekëje a për të lidhurë me hekura.
30Edhe passi më dhanë zë, se Judhenjtë kishinë bërë këshillë të ligë kundrë ati njeriu, përnjëherë e dërgova te ti, edhe porosita edhe ata që e përflasën’ atë, të thonë përpara teje ç’fialë kanë kundrë ati. Qofsh me shëndet”.
31Ushtëtorëtë pra, sikundrë qenë urdhëruarë, muarnë Pavlinë, edhe e prunë natënë ndë Antipatridhë.
32Edhe mbë të nesërmet, si lanë kalorësatë të venë bashkë me atë, u këthyenë ndë kastrët;
33Të cilëtë hynë ndë Qesari, edhe dhanë kartënë ndë dorë të qivernitarit, e nxuarnë përpara ati edhe Pavlinë.
34Edhe qivernitari si këndoj kartënë, pyeti nga ç’anë është.
35Edhe kur dëgjoj se është nga Qiliqia: “Do të të dëgjonj - tha, -kur të vinjën’ edhe ata që të përflasënë. Edhe urdhëroj të ruhetë ndë vënt të gjykatës’ Irodhit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.