Sbulesa 22 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XXII.

1Edhe më diftoi nji lum të këthiellëtë me ujë të jetësë, të shkëlqyeshim porsi krystallë, edhe delte prei shkambit Hyjit, edhe Qengjit.

2Ndë miedis të rrugësë qytetit edhe mb’-at’-anë e mbë-kët’-anë lumit ishte druja e jetësë, qi ban dy-mbë-dhetë pemë, për qish-do muej ban pemën’ e vet; edhe gjethet’ e drusë janë për të shëndoshunit e kombevet.

3Edhe qish-do mallëkim s’ka me qenunë ma; edhe shkamb’ i Hyjit edhe i Qengjit ka me qenunë nd’ate, edhe shërbëtorët’ e ati kanë me u lutunë.

4Edhe kanë me pamë faqen’ e ati, edhe emëni i ati ka me qenunë ndë ballënat t’atyne.

5Edhe natë s’ka me qenun’ atie, edhe s’kanë nevojë për kandil e për dritë dielli, sepse Zoti Hyj ndrit ata; edhe kanë me regjënuem ndë jetët të jetëvet.

6Edhe më tha: Këto fjalë janë të zana besë edhe të vërteta; edhe Zoti Hyj i profetënavet shenjtënueshim dërgoi engjullin’ e vet për me u diftuem shërbëtorëvet vet sa duhenë me u bamë për së shpeiti.

7- Nje te vij shpeit, lum ai qi ruen fjalët’ e profezisë këti libri.

8Edhe unë Gjionni jam ai qi pashë këto edhe qi ndëgjova; edhe kur ndëgjova edhe pashë, rashë me adhuruem përpara kambëvet ati engjullit qi më diftonte këto.

9Edhe ai më thotë: Shiko mos bajsh këte, sepse jam shërbëtuer shoqi yt, edhe i vëllazënavet tu profetënavet, edhe i atyneve qi ruejënë fjalët’ e këti libri, por adhuro Hyjinë.

10Edhe më thotë: Mos bulosish fjalët’ e profezisë këti libri, sepse koha ashtë ngjat.

11Ai qi ban dam, le të bajë dam edhe ma; edhe ai qi asht’ i shgrytë le të shgryhet’ edhe ma; edhe i dreiti le të dali i dreitë edhe ma; edhe shenjti le të shenjtënohet’ edhe ma.

12Edhe nje te vij shpeit; edhe paga eme ashtë bashkë me mue, qi t’ia paguej gjithë-se-cillit sikurse ka me qenunë puna e ati.

13Unë jam Alfa edhe Omega, e filluemeja edhe e mbarumeja, i pari edhe i mbrapëni.

14Të lumunë jan’ ata qi bajën’ urdhënimet e ati, qi të kenë pushtet mbi drun’ e jetësë, edhe të hyjënë ndëpër dyert ndë qytet.

15Edhe jashtë janë qent’ e magjistarët’ e kurvarët’ e idhullatrëtë, edhe kush-do qi don edhe ban rrenënë.

16Unë Iesui dërgova engjullinë t’em me deshmuem te ju për këto mbë kishat; unë jam rranja edhe fara e Davidit, ylli i ndritshim edhe i mengjesëjesë.

17Edhe Shpirti edhe nuseja thonë: Eja. Edhe ai qi ndëgjon, le të thotë: Eja, edhe ai qi ka et, le të vijë; edhe ai qi don, le të marri dhunëti ujët’ e jetësë.

18Sepse ap deshmi mbë gjithë-se-cillinë qi ndëgjon fjalët’ e profezisë këti libri. Ndë shtoftë kushi mbë këto, Hyji ka për me i shtuem ati plagëtë qi janë shkruem ndë këte libër.

19Edhe ndë hiektë kushi prei fjalëvet librit kësai profezie, Hyji ka për me hiekunë piesën’ e ati prei librit jetësë, edhe prei qytetit shenjtënueshim, edhe prei asosh qi janë shkruem ndë këte libër.

20Edhe ai qi deshmon për këto thotë: Po, vij shpeit. Amen. Po, eja, o Zoti Iesu.

21Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krisht qoftë bashkë me ju të gjithë. Amen.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help