Hebrejt 5 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA V.

1Sepse qish do krye-prift qi mirretë prei nierëzish, vihetë krye-prift për nierëzit mbi punët e Perëndisë, qi të bierë dhunëtia e kurbane për fajet,

2qi mundetë me i ardhunë liksht për ata qi janë të paditun’ e të gënjyem, sepse edhe ai vetë ashtë mpështiellë me dobësinë.

3Edhe përandai ka detyrë, sikurse për popullinë, edhe për vetëvetëhenë me prumë kurban për fajet.

4Edhe kurkushi s’e merr këte nderë prei vetëvetëhesë, por ai qi thërritetë prei Perëndisë, porsi Aaroni.

5Kështu edhe Krishti s’lavdoi vetëvetëhenë me u bamë krye-prift, por ai qi i foli ati: “Biri em je ti, unë sot të kam piellë”.

6Sikurse edhe mbë tietër vend thotë: “Ti je prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut”.

7Ai Krishti, ndë dittë të mishit vet, si pruni të faluna e të lutuna me klithmë të fortë e me lott tek ai qi mundei me e shpëtuem prei vdekësë, edhe u ndëgjue për frikënë qi pat,

8edhe ndonëse ishte bir, xuni me qenun’ i ndëgjueshim prei asosh qi pësoi.

9Edhe si u kullue, u ba shkak i shpëtimit pasosunë mbë gjith’ ata qi i ndëgjojënë,

10qjueitunë prei Perëndisë krye-prift mbas rregullit Melhisedekut.

11Për të cillinë na kemi me thanë shumë punë, edhe qi nukë sgjidhenë me fjalë, sepse jeni bamë të randë ndër veshët për me ndëgjuem.

12Sepse ju duhei të ishitë mieshtra për kohënë, por për-së-ri keni nevojë me u mësuem juve kushi elementat’ e të filluemesë fjalëvet Perëndisë, edhe jeni bamë kësish qi keni nevojë për qjumështë, e jo për ushqim të fortë.

13Sepse kushdo qi pi qjumështë, asht’ i paprovueshim ndë fjalë të dreitënisë, sepse ashtë foshnje.

14Por ushqimi i fortë ashtë për burra të kullutë, qi e kanë mësuem të ndiemenë prei zakonit për me shqyem të mirën’ e të keqenë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help