1 Timothenë 6 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA VI.

1Sa janë ndënë sgjedhë shërbëtorë, le t’i kuitojënë të zotënit’ e vet të vëjefshim për qish do farë nderie, qi të mos nemet’ emëni i Perëndisë edhe mësimi.

2Edhe ata qi kanë zotëni besëtarë, le të mos i hedhin poshtë, sepse janë vëllazën, por ma shumë le t’u punojënë, sepse ata qi fitojënë punën’ e mirë janë besëtarë edhe të dashunë. Këto mëso edhe porosit.

3Ndë mësoftë kushi mësime të hueja, edhe ndë mos i voftë mbrapa fjalëvet shëndosha të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, edhe mësimit qi ashtë mbas besësë mirë,

4 kyi asht’ i marrë, edhe s’di gja, por asht’ i sëmunë për të zana e për të ngrana me fjalë,

5prei të cillavet del zmir, qartë, të nemunë, mendime të doba, fjalë të kota nierëzish të prishunë mentsh, edhe qi janë të mangutë prei së vërtetësë, sepse ata kuitojënë se bes’ e mirë ashtë për fitim. Mërgohu prei të tillësh.

6Por bes’ e mirë me mbastiminë mbë të pakët ashtë fitim i math.

7Sepse asgja s’kemi prumë ndë botët, edhe e marrimë vesht fort mirë, se as s’mundemi me marrë gja jashtë me vetëhe.

8Por kur kemi ushqime e mbulesa, le të na mbastojënë këto.

9Edhe ata qi duenë me u bamë të pasunë, bijënë ndë ngasëje edhe ndë lak, edhe ndër shumë dëshërime qi janë të marra, edhe qi bajënë keq, të cillatë mbushinë nierëzitë ndë prishie e ndë hupie.

10Sepse rranja e gjithë të këqiavet ashtë dashunia e argjandit; disa qi i pëlqyen’ asai duelnë jasht’ udhësë besësë, edhe e shkuenë vetëhen’ e atyne me shumë të dhimtuna.

11Por ti, o nieriu i Perëndisë, ik prei këtyneve, edhe ndiq dreitëninë, besën’ e mirë, besënë, dashuninë, duriminë, butësinënë.

12Lufto luftën’ e mirë të besësë, rroq jetën’ e pasosëme, mbë të cillën’ edhe u thirre, edhe rrëfeve rrëfimin’ e mirë përpara shumë deshmitarëve.

13Të porosis përpara Perëndisë qi u ep jetë të gjithave, edhe përpara Iesu Krishtit qi deshmoi rrëfimin’ e mirë ndë ditë të Pilat Pondiut,

14të rueish porosinë pa shgryem, pa palavi, deri mbë të dukunit të Zotit t’ynë Iesu Krisht,

15të cillinë ndë kohëna të veta ka me e diftuem i lumuni edhe i vetëmi fuqitar, mbëreti i mbëretënavet, edhe zoti i zotënavet,

16ai qi ka vetëmë pavdekëninë, edhe qi ashtë ndenjunë ndë dritë të paafrueshime, të cillin’ askushi prei nierëzish s’e pa, as mundetë me e pamë; mb’ate qoftë nderë edhe pushtet i pasosunë. Amen.

17Porosit të pasunitë ndë këte jetë, të mos mendojënë nalt, as të mos shpërejënë mbë pasiet qi s’dihetë, por mbë Perëndin’ e gjallë qi na ep të gjitha me dorë të hapëtë për fitim;

18të punojënë punë të mira, të bahenë të pasunë me punë të mira, të jenë dorë-hapëtë, të shoqënueshim,

19të venë mbë-nj-anë thesore për vetëhen’ e atyneve qi ashtë themel i mirë për jetënë qi vien, qi të fitojënë jetën’ e pasosëme.

20O Timothe, ruei ndorienë, edhe këthe shpinënë prei të ndytavet fjalëvet kota, edhe prei të përpiekunavet me fjalë asai mendieshë qi qjuhetë rrenë.

21Të cillënë mbassi thoshinë disa se e dinë, ranë prei udhësë besësë. Hiri qoftë bashkë me tyi, Amen.

E para (letërë) mbë Timothenë u shkrue kah Laodikia, qi ashtë krye-qytet i Frygisë Pakatianësë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help