1Edhe unë vetë Pauli u lutem juve për butësinën’ edhe për amblësinën’ e Krishtit, se faqe mbë faqe jam i përvutë ndër ju,
2edhe u lutem juve kur të vij, të mos marr zemërë me atë shpëresënë qi mendoj me kucuem kundrë disa qi na ven’ ore sikurse ecimë mbas mishit.
3Sepse ndonëse ecimë mbas mishit, por s’baimë luftë mbas mishit.
4Sepse armët’ e luftit t’ynë nukë janë të mishit, por të forta me Perëndinë për me rrëzuem kastella,
5sepse rrëzoimë mendime, edhe qish do gja të naltë qi ngrihetë sipër kundrë së ngjofëmesë Perëndisë, edhe baimë rop qish do mendim për ndëgjimin’ e Krishtit,
6edhe jemi gati për me marrë shpagim për qish do pandëgjim, kur të jetë mbushunë ndëgjimi juei.
7Shifni ato qi dukenë për faqe: ndë pastë kushi shpëresë mbë vetëvetëhenë se asht’ i Krishtit, le ta mendojë këte për-së-ri prei vetëvetëhesë. Se sikurse ai asht’ i Krishtit, kështu edhe na jemi të Krishtit.
8Sepse edhe ndë u lavdofsha pakëzë ma tepërë për pushtetinë t’anë, qi na dha Zoti për të ndërtuemitë, e jo për të rrëzuemitë tuei, s’kam me u turpënuem,
9qi të mos dukem se due me u shtimë juve frikënë me letëra.
10Sepse letëratë, thotë ndonji, se janë të randa edhe të forta, por të dalunitë përpara me korp asht’ i dobë, edhe fjala s’vëjen gja.
11I tilli nieri le ta mendojë këte, se t’atillë qi jemi mbë fjalët me letëra për së largu, të këtillë jemi edhe mbë punët për së ngjati.
12Sepse s’kucoimë të ngjefimë, a të vemë nji me nji vetëhenë t’onë me disa vetë qi rakumandojnë vetëvetëhenë; por ata vetë, tue matunë vetëvetëhenë me vetëvetëhenë, edhe tue vumë vetëvetëhenë me vetëvetëhenë s’marrinë vesht.
13Por na s’kemi me u mburrunë për ato qi s’matenë, por mbas matëjes’ ati rregullit qi dau Perëndia mbë ne, matëje qi të mbërrimë edhe deri te ju.
14Sepse s’e shtrim tepërë vetëhenë t’onë, sikurse s’ua mbërrim, sepse edhe deri te ju e mbërrim me anë të ungjillit Krishtit.
15Edhe s’mburremi për ato qi s’matenë, për mundimet e hueja, por kemi shpëresë, se, tue u shtuem besa juei, kemi me u madhënuem mbë ju për së tepëri mbas rregullit t’anë,
16qi të ungjillëzoim’ edhe mb’ata vende qi janë përtej jush, jo të mburremi për ato qi janë gati ndë rregullë të huej.
17Edhe ai qi të mburretë, le të mburretë mbë Zotinë.
18Sepse s’asht’ i provueshim ai qi rakumandon vetëvetëhenë, por ai qi e rakumandon Zoti.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.