MATTHEUT 19 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XIX.

1Edhe Iesui kur mbaroi këto fjalë, u ngrit prei Galilesë, edhe erdhi ndë synoret e Iudesë, përtej Iordanit.

2Edhe e muer mbrapa shumë gjindëje; edhe ai i shëndoshi atie.

3Edhe erthnë tek ai Fariseitë, tue ngam’ atë, e tue thanë: Nd’asht’ e udhësë mbë nierinë me lishuem gruen’ e vet për çdo shkaik?

4Edhe ai u përgjeq, e u tha atyneve: S’keni kënduem, se ai qi bani ata çë ndë krye të herësë, i bani mashkull’ edhe femënë?

5Edhe tha: “Nieriu ka me lanë të atin’ edhe t’amënë për këte punë, edhe ka me u ngjitunë mbas gruesë vet, edhe të dy kanë me qenë nji mish?”.

6Kaqi sa nukë janë ma dy, por nji mish. Ate pra qi Perëndia e bani parë, nieriu le të mos e dajë.

7I thonë: Përse pra Moiseu ka porositunë me dhanë letër së dameje, edhe me e lishuem?

8U thot’ atyneve: Sepse Moiseu ua la juve me lishuem gratë tueja për zemër-ashpërënë tuei, por ndë krye të herësë s’ka qenë kështu.

9Edhe po u thom juve, se ai qi të lishojë gruen’ e vet, përveç punë kurvënie, edhe të martohetë me tietër, kurvënon; edhe ai qi të martohetë me grue të lishuemë, kurvënon.

10Dishepujt’ e ati i thonë: Ndë qoftë kështu pun’ e nieriut me gruenë, nuk’ ashtë mirë me u martuem.

11Por ai u thot’ atyneve: Nukë mundenë të gjithë me pritunë këte fjalë, por ata, qi ashtë dhanë mb’ata.

12Sepse janë të tredhunë, qi kanë lemë kështu prei barkut s’amësë; edhe janë të tredhunë, qi u trothnë prei nierëzish; edhe janë të tredhunë, qi trothnë vetëvetëhenë për mbëretënin’ e qillvet. Ai qi mundetë me pritunë këte, le ta presi.

13Atëherë i prunë disa çuna të vogjilë me vumë duertë përmbi ata, edhe me i uruem; edhe dishepujt’ i qirtuenë.

14Por Iesui tha: Lini çunat’ e vogjilë, edhe mos i ndalni me ardhunë tek unë, sepse mbëretënia e qillvet ashtë për kësish.

15Edhe si vuni duertë përmbi ata, iku prej andej.

16Edhe qe tek i erdhi përanë nji nieri, e i tha: Mieshtër i mirë, ç’të mirë të baj për me pasunë jetë të pasosëme?

17Edhe ai i tha: Ç’më thue i mirë? Kurkushi s’asht’ i mirë, përveç nji Perëndie. Por ndë daç me hymë ndë jetët, ruei porositë.

18I thotë: Cillatë? Edhe Iesui i tha këto: “Mos vrasish. Mos kurvënojsh. Mos viedhish. Mos apish dëshmi mbë rrenë.

19Ndero t’ët at’ e t’ët’ amë. Edhe: Të duesh të afërminë tand porsi vetëhenë tande”.

20Dialoshi i thotë: Këto të gjitha i kam rueitunë çë mbë të rit t’em, por qish më mungon ma?

21Iesui i tha: Ndë daç me u bam’ i kulluem, shko, e shit gjanë tande, e nepua të vobegjëvet, edhe ke me pasunë thesore ndë qiell; edhe eja, e më merr mbrapa.

22Por dialoshi kur ndëgjoi këte, iku idhënueshim, sepse kishte shumë gja.

23Edhe Iesui u tha dishepujvet vet: Për të vërtet po u thom juve, se i pasuni ka me hymë me të vështirë ndë mbëretënit të qillvet.

24Edhe përsëri po u thom juve, se: Ma kollai ashtë me shkuem kamilla ndëpër birë të gjylpanësë, se i pasuni me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë.

25Edhe dishepujt’ e ati kur ndëgjuenë, habiteshinë fort, e thoshinë: Vallë cilli mundetë me u shpëtuem?

26Por Iesui i vuni ore, e u tha atyneve: Për-anë nierëzish këjo ashtë punë qi s’mundetë; por për-anë Perëndisë të gjitha mundenë me u bamë.

27Atëherë Pietri u përgjeq, e i tha: Qe na te lam të gjitha, edhe të muerm mbrapa; vallë qish ka me qenë mbë ne?

28Edhe Iesui u tha atyneve: Për të vërtet po u thom juve, se ju qi më muertë mbrapa, ndë krijesë të re, kur të rrijë i bir’ i nieriut mbë shkamp të laftit vet, keni me ndenjun’ edhe ju mbë dy-mbë-dhetë shqembe, tue gjukuem dy-mbë-dhetë farat’ e Israelit.

29Edhe kushdo qi la shtëpia, a vallëzën, a motëra, a atë, a amë, a grue, a dielm, a ara, për punë të emënit t’em, ka me marrë nji qind për nji, edhe ka me trashiguem jetën’ e pasosëme.

30Por shumë të parë kanë me qenë të mbrapëm, edhe të mbrapmitë të parë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help