1 Timothenë 2 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA II.

1Lutem pra para gjithë punëvet, të bani të lutuna, të faluna, të foluna, të faluna ndersë, për gjithë nierëzit,

2për mbëretinë, për gjithë sa janë mbë shkallë të naltë, qi të shkojnë jetë të papërzieme e të urtë me qish do farë bese të mirë e të hieshime.

3Sepse këjo asht’ e mirë edhe e pëlqyeshime përpara Perëndisë shëlbuesit t’ynë.

4I cilli don të shpëtohenë gjithë nierëzitë, edhe të vinë me ngjofunë mirë të vërtetënë.

5Sepse nji ashtë Perëndia, nji asht’ edhe laimësi i Perëndisë edhe i nierëzëvet, nieriu Iesu Krishti,

6qi dha vetëvetëhenë shpërblim për të gjithë, për deshmi ndër kohëna të urdhënueme,

7për të cillënë deshmi u vush’ unë leçitës edhe apostull (thom të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë rrej), mieshtri i kombevet mbë besët e mbë të vërtetët.

8Due pra të falenë burratë mbë qish do vend, tue ngritunë duer të këthiellëta pa zemërim e pa mendim.

9Por kështu edhe gratë le të stolisinë vetëvetëhenë me petëka qi u ka hie, me turp e me urti, jo me gërshetëna, a me ar, a me margaritarë, a me petëka qi vëjejënë shumë,

10por (qish duhetë mb’ato gra qi diftojënë vetëvetëhenë se kanë frikë Perëndinë) me punë të mira.

11Grueja le të mësohet’ urtësisht me qish do farë të binduni.

12Edhe gruenë nuk’ e la me mësuem, as me urdhënuem burrinë, por të rrijë urtë.

13Sepse përpara u krijue Adami, mbasandai Eva,

14edhe Adami nuk’ u gënjye, por grueja u gënjye, e duel jashtë udhet,

15por ka me shpëtuem për dielmt qi piell, ndë mbetshinë ndë besë e ndë dashuni e ndë shenjtënim me urti.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help