Punët’ e Apostujvet 16 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XVI.

1Edhe e mbërrini ndë Derbë, e ndë Lystrë; edhe qe tek ishte atie nji dishepull, qi quhei Timothe, i bir’ i nji grueje Iudeonjë besëtare, edhe prei të atit Grek;

2për këte epinë deshmi të mirë vëllazënitë qi ishinë ndë Lystre e ndë Ikoni.

3Këte deshi Pauli me dalunë bashkë me ate; edhe si e muer, e rreth-preu, për punë të Iudevet qi ishinë ndëpër ato vende, sepse të gjithë ngjifinë të atin’ e ati se ishte Grek.

4Edhe tue shkuem ndëpër qytetet, u lijinë porosi atyne me rueitunë dogmatë qi ishin’ urdhënuem prei apostujvet e prei pleqvet qi ishinë ndë Ierusalem.

5Kishatë pra forcoheshinë ndë besët, edhe përditë shtoheshinë ndë numërë.

6Edhe mbassi shkuenë ndëpër Frygjinë e ndëpër vendin’ e Galatisë, sepse u ndalnë prei Shpirtit Shenjt me predikuem fjalënë ndë Asi,

7erthnë ndë Mysi, edhe vun’ ore me votunë ndë Bithyni, por Shpirti Shenjt nuk’ i la.

8Edhe si shkuenë ndëpër Mysinë, sdrypnë ndë Troadë.

9Edhe Paulit iu duk nd’andërrë natënë, se ishte përpara ati nji nieri Makedonas, e i lutei, tue thanë: Shko ndë Makedoni, e na ndimo.

10Edhe porsa pa andërrënë, përnjiherë kërkuem me votunë ndë Makedoni; sepse e muerëm me mend se Zoti po na thërret me u dhan’ atyne zanin’ e mirë.

11Si lundruem pra prei Troadësë, muerëm udhënë dreitë për Samothrakë, edhe ndë nesëret ndë Neapolë;

12edhe prei andyj ndë Filippe, qi ashtë qytet i parë asai anësë Makedonisë, e përngulëme Romanësh; edhe ndejëm disa ditt ndë këte qytet.

13Edhe ditën’ e shëtunë duelëm jashtë qytetit afër lumit, aty ku e kishinë zakon me u falunë, edhe ndejëm, e u flisimë gravet qi ishinë mbëledhunë.

14Edhe nji grue qi quhei Lydi, prei qytetit Thjatirësë, qi shiste porfyra, e cilla kishte frikë Perëndinë, na ndëgjonte, sepse Zoti i çeli zemrënë për me mbaitunë vesh se qish fliste Pauli.

15Edhe si u pagëzue ajo edhe shtëpia e asai, na lutei, tue thanë: Ndë më paçi gjukuem se jam besnike te Zoti, hyni ndë shtëpit t’eme, e mbetni; edhe na nguti.

16Edhe na kur po shkojimë me u falunë, hasi me ne nji shërbëtore qi kishte frymë Pythoni, e cilla u epte shumë fitim të zotënavet vet tue kallëzuem fatinë;

17ajo muer mbrapa Paulin’ edhe neve, edhe bërtiste tue thanë: Këta nierës janë shërbëtorët’ e Perëndisë naltë, qi na diftojn’ udhën’ e shpëtimit.

18Edhe bante këte për shumë ditt. Edhe Pauli si u randue, u këthye, e i tha frymësë: Të urdhënoj mb’emënit të Iesu Krishtit me dalunë prei asai. Edhe duel ate orë.

19Edhe të zotënit’ e asai kur panë se u duel shpëresa e fitimit vet, zunë Paulin’ edhe Silën’, e i tërhoqnë ndë treg te të parët;

20edhe si i prunë te të mëdhejt, thanë: Këta nierës, tue qenunë Iude, përziejnë qytetinë t’ynë,

21edhe mësojnë zakone qi s’asht’ e udhësë me i pritunë na, as me i bamë, sepse jemi Romanë.

22Edhe gjindëja u turr mbi ata, edhe të mëdhejt’ u shqyen’ atyne petkatë, e urdhënuenë me i rrafunë me shkop.

23Edhe si i banë me shumë varra, i shtinë ndë burk, edhe porositnë rueitësin’ e burgut me i rueitunë me siguri,

24i cilli si muer t’atillë porosi, i shtiu ndë burk të përmbrendëshim, e u shtrëngoi kambëtë ndë drut.

25Edhe ndë mies-natë Pauli edhe Sila faleshin’ e këndojinë hymn Perëndisë, edhe ata qi ishinë mbrenda ndë burk u mbajinë vesh.

26Edhe befas u ba nji tërmet i math, kaqi sa u tundnë themelet’ e burgut; edhe përnjiherë u hapnë gjithë dyertë, edhe të gjithëve u sgjithnë hekuratë.

27Edhe rueitësi i burgut kur u sque, edhe pa dyert’ e burgut hapëtë, nxuer thikënë, e donte me vramë vetëvetëhenë, sepse kujtonte se iknë të lidhunitë.

28Por Pauli thërriti me za të madh, tue thanë: Mos i ban ndonji gja të keqe vetëvetëhesë, sepse të gjithë jemi këtu.

29Atëherë ai lypi dritë, e hovi mbrenda, edhe tue u tremun’ i ra ndër kambë Paulit e Silësë

30edhe i nxuer jashtë, e tha: Zotëni, qish duhetë me bam’ unë, qi të shpëtohem?

31Edhe ata thanë: Besoi Zotit Iesu Krisht, edhe ke me u shpëtuem ti edhe shtëpia jote.

32Edhe i folnë fjalën’ e Zotit ati edhe gjith’ atyneve qi ishinë ndë shtëpit t’ati.

33Edhe ai i muer me vetëhe nd’ate orë të natësë, e u lau varratë; edhe përnjiherë u pagëzue ai edhe gjithë të atitë;

34edhe si i hypi sipër ndë shtëpit të vet, u vuni përpara truvezë, edhe u gëzue me gjithë shtëpin’ e vet, sepse i besoi Perëndisë.

35Edhe si u ba ditë, të mëdhejtë dërguenë shërbëtorëtë, tue thanë: Lisho ata nierës.

36Edhe rueitësi i burgut i dha za Paulit për këto fjalë, se: Të mëdhejtë kanë dërguem, qi të lishohi, tashti pra delni, e shkoni ndë paqtim.

37Por Pauli u tha atyne: Mbassi na rrafnë ndër sy të botësë pa u gjukuem, qi jemi nierës Romanë, e na shtinë ndë burk, edhe tashti na nxierrinë pshefas? Jo, por le të vinë vetë ata, e le të na nxierrinë.

38Edhe shërbëtorët’ u dhanë za të mëdhejvet për këto fjalë; edhe ata kur ndëgjuenë se janë Romanë, u frikuenë:

39edhe erthnë, e u lutnë atyne; edhe si i nxuernë, u luteshin’ atyne me dalunë prei qytetit.

40Edhe ata si duelnë prei burgut, hynë ndë shtëpi të Lydisë, edhe kur panë vëllazënitë, i ngushulluenë, edhe iknë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help