Punët’ e Apostujvet 4 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IV.

1Edhe ata kur po i flisinë popullit, erthnë mbi ata priftënit’ edhe i pari i tempullit edhe Saddukeitë, tue u idhënuem,

2sepse ata mësojinë popullinë, edhe epinë za për të ngjallëmenë prei së vdekunish me anë të Iesuit.

3Edhe vunë duertë mbi ata, e i vunë mbë të rueitunë, deri mbë të nesërmet, sepse atëherë ishte mbramie.

4Edhe shumë vetë prei atyneve qi ndëgjuenë fjalënë, besuenë; edhe u mbush numëri i nierëzëvet afër pesë mijë.

5Edhe mbë të nesërmet u mbëlothnë ndë Ierusalem të parët’ e atyneve, edhe pleqtë, edhe shkruisitë,

6edhe Anna krye-prifti, edhe Kaiafa, edhe Gjionni, edhe Aleksandri, edhe gjithë sa ishinë prei farësë krye-priftënisë.

7Edhe si i vunë ndë miedis, i pyesinë: Me çfarë fuqie, a me të kuit emënë batë këte ju?

8Atëherë Pietri, u mbush me Shpirtinë Shenjt, e u tha atyne: O të parët’ e popullit, edhe pleqt’ e Israelit,

9ndë pyetemi na sot për të mirën’ e nji nieriu të sëmunë, prei çfarë fuqie u shëndosh kyi;

10le të bahet’e ditunë mbë gjithë ju, edhe mbë gjithë popullin’ e Israelit, se mb’emënit të Iesu Krishtit Nazoreasit, të cillinë ju e kryqëzuetë, por Perëndia e ngjalli prei së vdekunish, me anë të këti rri kyi tashti përpara jush i shëndoshë.

11Kyi asht’ ai guri qi u hoth poshtë prei jush qi ndërtoni, i cilli u vu ndë krye të sqepit.

12Edhe nuk’ ashtë shpëtim prei as-ndonji tietëri, sepse as emënë tietër ndënë qiellt nuk’ ashtë dhanë mbë nierëzit, qi duhetë me u shpëtuem na prei ati.

13Edhe kur vun’ ore kuximin’ e Pietrit edhe të Gjionnit, edhe muernë vesht se ishinë nierës të paditunë letëra edhe idiotë, mërekulloheshinë; edhe i ngjifinë se kishinë qenunë bashkë me Iesunë.

14Edhe mbassi shifin’ atë nierinë qi ishte shëndoshunë tue ndenjunë bashkë me ata, s’kishinë se qish me thanë kundrë.

15Por, mbassi i urdhënuenë me dalunë jashtë bashkë-ndejtiesë, muernë e dhanë njiani me tietrinë,

16tue thanë: Qish t’u bajmë këtyne nierëzëvet? Sepse ç’mërekulli u ba e ditunë prei atyneve, ashtë për faqe gjith’ atyneve qi rrinë ndë Ierusalem; edhe nukë mundemi me e mohuem,

17por qi të mos hapetë ma tepërë ndë popull, le t’u shtiemë frikënë shtrëngueshim, të mos i flasinë ma as ndonji nieriu mb’emënit të këti

18Edhe si i thirrnë, i porositnë mos me lëgjiruem kreit, as mos me mësuem mb’emënit të Iesuit.

19Por Pietri edhe Gjionni u përgjeqnë atyneve, e thanë: Ndë qoftë me udhë përpara Perëndisë, gjukoni.

20Sepse na s’mundemi mos me folunë për sa pam e ndëgjuem.

21Edhe ata mbassi u shtinë frikënë prap, i lishuenë; sepse nukë gjejinë se si me i munduem, prei popullit, sepse të gjithë lavdojinë Perëndinë për ate punë qi u ba.

22Sepse ai nieri qi i koditi këjo mërekullia e të shëndoshunit, ishte ma tepërë se katërdhetë vieç.

23Edhe si u lishuenë, erthnë te të vetët, edhe dhanë za për gjithë sa u thanë krye-priftënit’ edhe pleqtë.

24Edhe ata kur ndëgjuenë, ngritnë zaninë te Perëndia me nji zemërë, edhe thanë: O Zotëni, ti je Perëndia qi bane qiellinë, edhe dhenë, edhe detinë, edhe gjithë sa janë nd’ato;

25ti qi ke thanë me anë të gojësë Davidit shërbëtorit tand: “Përse shfryitnë kombetë, edhe popujtë shkuenë ndër mend punë të kota?

26Mbëretënit’ e dheut ndejtnë, edhe të parët’ u mbëlothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë të lyemit ati”.

27Sepse për të vërtetë u mbëlothnë kundrë shenjtit dialit tand Iesuit, të cillin’ e leve, edhe Herodi, edhe Pilat Pontiu bashkë me kombet, edhe me popujt e Israelit,

28për me bamë sa urdhënoi çë ndë krye të kohësë dora jote edhe anda jote për me u bamë.

29Edhe tashti, o Zot, ven ore frikatë qi shtien’ ata, edhe epu shërbëtorëvet tu me folunë fjalënë tande me gjithë kuxim,

30tue shtrimë dorënë tande me shëndoshunë; edhe me u bamë shenje e mërekullia me anë të emënit shenjtit dialit t’yt Iesuit.

31Edhe si u lutnë ata, u tund ai vend qi ishinë mbëledhunë, edhe u mbushnë të gjithë me Shpirtin Shenjt, edhe flisinë fjalën’ e Perëndisë me kuxim.

32Edhe zemëra e shpirti i shumicësë qi kishinë besuem ishte nji; edhe askushi nukë thoshte për ndonji gja prei pasëjes’ atyneve se asht’ e veta, por të gjitha i kishinë rëndom.

33Edhe apostujt’ epinë deshmin’ e së ngjallëmesë Zotit Iesu me fuqi të madhe; edhe ishte hir i math mbë gjith’ ata.

34Sepse askushi nuk’ ishte i nevojëshim ndër ata, sepse gjithë sa ishinë të zotënit’ e aravet e shtëpiavet, i shisin, e bijinë të çimuemit’ e të shitunavet,

35edhe i vejinë për-anë kambëvet apostujvet; edhe ua dajinë njiani tietrit mbas nevojësë qi kishte gjithë-kushi.

36Edhe Ioseu, i cilli u queit përmbi emënë Barnabë prei apostujsh (qi këthyem, do me thanë, i Bir’ i ngushullimit), ishte Levit, Kyprianë prei kombit,

37i cilli shiti arënë qi kishte, edhe pruni astrëtë, e i vuni për-anë kambëvet apostujvet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help