Iakobit 4 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IV.

1Kah janë luftënat’ e qartatë ndër ju? Jo këndyj, prei dëshërimesh qi bajënë luftë ndë copat të mishit tuei?

2Dëshëroni, e s’keni, vritni, e keni zmir, edhe s’mundeni me fituem; qartoni e luftoni, por s’keni, sepse nukë lypni.

3Lypni, e nukë merrni, sepse lypni keq, qi të prishni ndë dëshërimet tueja.

4Kurvarë e kurva, a nuk’ e dini se miqësia e botës’ ashtë anëmiqësia e Perëndisë? Ai qi të detë pra me qenunë miku i botësë, bahet’ anëmiku i Perëndisë,

5Apor kuitoni se shkronja thotë kot, ajo fryma qi ndenji ndër ju dëshëron për zmir?

6Por Perëndia ep nji ma të math hir, përandai thotë: “Perëndia rri kundrë madhështorëvet, e u ep hir të përungjëvet”.

7Ulni kryetë pra mbë Perëndinë, i rrini kundrë diallit, edhe ka me ikunë prei jush.

8I afrohi Perëndisë, edhe do t’u afrohetë juve. Pastroni duert’, o fajtorë, edhe qironi zemërat’, o nierës me dy mendie.

9Hiqni keq e bani vajë e qjani; gazi juei le të këthehetë mbë vajë, edhe gëzimi mb’ idhënim.

10Përungji përpara Perëndisë, edhe ka me u ngritunë juve.

11Mos flitni keq njiani për tietërin’, o vëllazën; ai qi flet keq për vëllanë, edhe gjukon të vëllanë, flet keq për ligjënë, edhe gjukon ligjënë; edhe ndë gjukofsh ligjënë, nukë je rueitës i ligjësë, por gjukatës.

12Nd’ashtë ligjë-dhanësi ai qi mundetë me shpëtuem edhe me hupunë, kush je ti qi gjukon tietërinë?

13Eni tashi ju qi thoni: Sot a nesërë kemi me votunë ndë këte qytet, e kemi me bam’ atie nji vit, edhe kemi me tregjetuem, e kemi me fituem;

14ju qi nuk’ e dini se qish do të jetë nesërë, sepse qish ashtë jeta juei? Ashtë nji avullë qi duketë për pak kohë, e mbasandai hupetë;

15ndë vend për me thanë: Ndë dashtë Perëndia, edhe ndë rrofshim, kemi me bamë këte a ate.

16Por tashi mburreni mbë madhështiat tueja; gjithë të tillë të mburrunë asht’ i keq.

17Kush di pra me bamë mirë, e nukë ban, ai ban faj.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help