1Edhe ju qi ishitë të vdekunë për kapërcimin’ e porosivet e për fajet u dha juve jetë,
2qi mb’ate ecët njiherë mbas jetësë kësai bote, mbas urdhënarit erësë pushtetit, ati shpirtit qi vepëron sot mbë të bijt e të pabindëmesë;
3ndër ata edhe na të gjithë u përziem njiherë mbas dëshërimesh mishit t’anë, tue bamë dashunimin’ e mishit edhe mendimevet; edhe ishim prei natyrësë dielmt’ e zemërimit, sikurse edhe të tierëtë.
4Por Perëndia qi asht’ i pasunë ndë përdëllim, për dashunin’ e vet të shumënë, qi na deshi,
5edhe tue qenunë na të vdekunë për fajet, na dha jetë bashkë me Krishtinë (me hir jeni shpëtuem),
6edhe na ngjalli bashkë, edhe na vuni me ndenjunë bashkë ndë vendet të qijevet me anë të Iesu Krishtit,
7qi të diftojë ndë jetët qi vinë pasëjen’ e tepërë të hirit vet me mirëni te na me anë të Iesu Krishtit.
8Sepse me hir jeni shpëtuem me anë të besësë, edhe këjo nuk’ashtë prei jush, por ashtë dhunëti Perëndie,
9jo prei vepërash, qi të mos mburret’ askush.
10Sepse jemi krijesa e ati, krijuem mbë Iesu Krishtinë për punë të mira, të cillat’ i bani gati Perëndia çë përpara, qi të ecimë mbas atyneve.
11Përandai kinia ndër mend, se ju qi ishitë njiherë kombe mbas mishit, qi thohenë pa-rreth-presëje prei asai qi thohetë rreth-presëje bamë me dorë ndë mish,
12se ishitë nd’ate kohë pa Krisht, damë veç prei qytetënisë Israelit, edhe të huej prei dhiatavet e të zotuemesë, pa pasunë shpëresë, edhe të paperëndi ndë botët.
13Por tashti me anë të Iesu Krishtit, ju qi ishitë nji herë lark, u batë ngjat me anë të gjakut Krishtit.
14Sepse ai ashtë paqtimi ynë, qi bani të dyjatë nji, edhe rrenoi murinë qi ishte ndërmiet të mbyllëmesë,
15kur prishi anëmiqësinë ndë misht të vet, do me thanë, ligjën’ e porosivet qi ishinë ndë urdhëna qi të krijojë mbë vetëvetëhenë të dyja mbë nji nieri të ri tue bamë paqtim;
16edhe të paqtojë me Perëndinë të dy mbë nji korp me anë të kryqit, mbassi vrau anëmiqësinë ndë vetëvetëhet.
17Edhe erdhi e ungjillëzoi paqtim juve qi ishitë lark, edhe atyne qi ishinë ngjat,
18sepse me anë t’ati të dy kemi të hymitë tek Ati prei nji Shpirti.
19Përandai s’jemi ma të huej e të përjashtim, por prei nji qyteti me shenjtënit, e prei nji shtëpie me Perëndinë,
20ndërtuem mbi themelin’ e apostujvet e të profetënavet, qi ashtë gur’ i kantit vetë Iesu Krishti;
21mb’ate gjithë ndërtesa përmbëledhunë bashkë rritetë ndë tempullë të shenjtënueshim mbë Zotinë;
22mb’ate edhe ju jeni ndërtuem bashkë, për me ndenjunë Perëndia me anë të Shpirtit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.