3 Gjionn 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

1Unë plaku mbë Gaionë të dashuninë, të cillin’ un’ e due ndë të vërtetët.

2I dashunë, për të gjitha lutem të veç mbarë e të jesh shëndoshë, sikurse vete mbarë shpirti yt.

3Sepse u gëzueshë shumë, se vinë vëllazën, edhe deshmojënë për të vërtetënë tate, sikurse ti ecën ndë të vërtetët.

4S’kam ma të math gëzim se këte, të ndëgjoj se dielmt’ e mi ecinë ndë të vërtetët.

5I dashunë, punë besëtari ban qish të bajsh mbë vëllazënit e mbë të huejët,

6të cillëtë deshmuenë për dashuninë tate përpara kishësë; ndë i përsiellsh ata sikurse vëjen te Perëndia, ke me bamë mirë.

7Sepse duelnë për emënin’ e ati, pa marrë gja prei kombevet.

8Na pra kemi detyrë me pritunë të tillë nierës, qi të bahemi ndifmëtarë ndë të vërtetënë.

9I shkrova kishësë, por Diotrefi ai qi don parësi ndër ata, nukë na pret,

10përandai nd’arthsha, do t’i kuitoj punët’ e ati qi ban, tue na përqeshunë me fjalë të këqia; edhe tue mos i mbastuem këto, as ai vetë nukë pret vëllazënitë, por edhe ata qi duenë me i pritun’ i ndal, edhe i nxier jashtë kishet.

11I dashunë, mos shko mbrapa të keqesë, por të mirësë. Ai qi ban mirë, ashtë prei Perëndiet, por ai qi ban keq, nuk’ e ka pamë Perëndinë.

12Për Demetrin’ epetë deshmi e mirë prei të gjithësh, edhe prei asai të vërtetësë; edhe na apimë deshmi, edhe e dini se deshmia jonë, asht’ e vërtetë.

13Kishiem me shkruem shumë por nukë due me të shkruem me mellan e me pendë,

14por shpërej me të pamë për së shpeiti, edhe kemi me folunë gojë me gojë.

15Paqtim mbë tyi. Të falenë me shëndet miqtë. U fal me shëndet miqvet emënë për emënë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help