1- Shkruei engjullit kishës’ Efesinë. Këto thot’ ai qi mba shtatë yjetë mbë të diathtët të vet, ai qi ecën ndë miedis të shtatë kandilevet arta:
2I dij punët’ e tua, edhe mundiminë tat, edhe duriminë tat, edhe se s’munde me duruem të këqitë; edhe provove ata qi thonë se jan’ apostoj, edhe nukë janë, edhe i gjete rrenësa.
3Edhe durove, edhe ke durim, edhe u mundove për emëninë t’em, edhe s’u lodhe.
4Por di qish kam kundrë teje, sepse le dashuninë tate të parënë.
5Kujtohu pra prei kah re poshtë, edhe pendohu, edhe ban punët’ e para, se ndë mos, vij shpeit te ti, edhe kam me lueitunë kandilenë tate prei vendit asai, ndë mos u pendofsh.
6Por ke këte të mirë, se ke mëni punët’ e Nikolaitëvet, të cillat’ edhe un’ i kam mëni.
7Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti: Ati qi mund do t’i ap me ngranë prei drushë jetësë, qi ashtë ndë miedis të paradisit Hyjit.
8Edhe engjullit kishësë ndë Smyrnë shkruei: Këto thot’ i pari edhe i mbrapëni, ai qi qe i vdekun’ edhe rroi.
9I dij punët’ e tua, edhe shtrëngiminë, edhe vobezinë (por je i pasunë), edhe të nemunit’ e atyneve qi thonë për vetëvetëhenë se janë Iudej, edhe nukë janë, por janë mbëledhëje e Satanait.
10Mos u friko për sa ke me pësuem. Nje dialli te ka për me vumë disa prei jush ndë burk, qi të provohi, edhe keni me pasunë shtrëngim për dhetë ditt. Bahu besëtar qysh mbë vdekë, edhe kam me të dhanë kunorën’ e jetësë.
11Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti: Ati qi mund s’do t’i bahetë keq prei vdekësë dytë.
12Edhe engjullit kishësë ndë Pergamë shkruei: Këto thot’ ai qi ka shpatën’ e prefëtë me dy presëje.
13I dij punët’ e tua, edhe ku e ke të ndenjunitë, atie ku ashtë shkambi i Satanait, edhe mba emëninë t’em, edhe nukë mohove besënë t’eme, edhe as nd’ato ditt qi ishte Andipa deshmitari em besëtari, i cilli u vra ndë ju, atie ku ka të ndenjunitë Satanai.
14Por di qish kam pak gja kundrë teje, sepse ke atie disa vetë qi mbanë mësimin’ e Balaamit, i cilli mësonte Balakunë me vumë shkandullë përpara të bijvet Israelit, qi të hanë kurban idhujsh, edhe të kurvënojënë.
15Kështu ke edhe ti disa vetë qi mbanë mësimin’ e Nikolaitëvet, qi e kam mëni.
16Pendohu, se ndë mos, vij shpeit te ti, edhe kam me luftuem me ata me shpatën’ e gojësë s’eme.
17Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti: Ati qi mund do t’i ap me ngranë prei manësë qi ashtë mpëshefëtë, edhe do t’i ap nji shenjë të bardhë, edhe mbi shenjët shkruem nji emënë të ri, të cillinë askushi s’e ngjef, veçse ai qi e merr.
18Edhe engjullit kishësë ndë Thyaterë shkruei: Këto thot’ i Bir’ i Hyjit, ai qi ka syt’ e vet porsi flakë ziarrmi, edhe kambët’ e ati qi gjajënë porsi orihalk;
19i dij punët’ e tua, edhe dashuninë, edhe shërbesënë qi ban, edhe besënë, edhe duriminë tat, edhe punët’ e tua, edhe të mbrapënatë se janë ma tepërë se të paratë.
20Por di qish kam pak gja kundrë teje, se le gruen’ Iezabile, qi thotë për vetëvetëhenë se ashtë profeteshë, me mësuem edhe me gënjyem shërbëtorët’ e mi, të kurvënojënë edhe të hanë kurban idhujsh.
21Edhe i dhashë kohë asai me u penduem prei kurvënisë vet, por nuk’ u pendue.
22Nje unë tek e ve ndë shtrat, edhe ata qi kurvënojënë me ate ndë shtrëngim të math, ndë mos u pendofshinë prei punëvet veta.
23Edhe të bijt’ e asai kam me i vramë me vdekë; edhe gjithë kishatë kanë me e ngjofunë, se unë jam ai qi shikoj veshnjet’ edhe zemëratë; edhe kam me i dhanë gjithë-se-cillit prei jush mbas punëvet tueja.
24Edhe u thom juve, edhe të tierëvet qi janë ndë Thyaterë, se sa s’kanë këte mësim, edhe ata qi s’ngjofnë të thellat’ e Satanait, sikurse thonë. Nukë do të ve tietërë barrë mbë ju,
25veç ate qi keni, mbania qysh sa të vij.
26Edhe ati qi mund edhe qi ruen punët’ e mia qysh së mbrapëni, kam me i dhanë pushtet mbi kombet;
27edhe “ka me i kullotunë me shkop të hekurtë; do të thyhenë porsi enët’ e tiegullarit”, sikurse edhe un’ e mora prei t’em-et;
28edhe kam me i dhanë yllin’ e mëngjesëjesë.
29Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.