1 Thessalonikanët 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Pauli edhe Siluani edhe Timotheu mbë kishën’ e Thessalonikanëvet mbë Perëndinë Atinë, edhe mbë Zotinë Iesu Krisht: hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.

2I falemi ndersë përherë Perëndisë për gjithë ju, edhe u përmendimë juve ndë të falunat t’ona,

3tue kuituem pa pushim punën’ e besësë tuei, edhe mundimin’ e dashunisë edhe durimin’ e shpëresësë mbë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë, përpara Perëndisë edhe Atit t’ynë;

4tue ditun’, o vëllazën të dashunë prei Perëndisë, të sgjedhunitë tuei,

5sepse ungjilli ynë nuk u ba te ju me fjalë vetëmë, por edhe me fuqi, edhe me Shpirtinë Shenjt, edhe me shumë të mbushëme mendienë, sikurse e dini qish farë qem ndërmiet jush për ju.

6Edhe ju batë sikurse bam na edhe Zoti, sepse pritët fjalënë ndër shumë shtrëngim, me gëzimin’ e Shpirtit Shenjt,

7kaqi sa u batë shëmbëllëtyrë mbë gjith’ ata qi besuenë ndë Maqedoni e ndë Ahai.

8Sepse prei jush nuk’ u përhap fjala e Zotit vetëmë ndë Maqedoni e ndë Ahai, por edhe mbë qish do vend e mbërrini zani i besësë tuei te Perëndia, kaqi sa s’kemi nevojë të flasimë gja,

9sepse ata diftojnë për ne qish farë të hymi gjetëm te ju, edhe si u këthyetë te Perëndia prei idhujsh, qi t’i shërbeni Perëndisë gjallë edhe të vërtetit,

10edhe të pritni Birin’ e ati prei qijevet, qi e ngjalli prei së vdekunish, Iesunë, qi na shpëtoi prei zemërimit qi vien.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help