1Qish do të thomi pra se fitoi Abrahami ati ynë mbas mishit?
2Sepse ndë duel i dreitë Abrahami prei vepërash, ka mbë ke me u mburrunë, por jo përpara Perëndisë.
3Sepse qish thotë shkronja? “Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, edhe iu numërue për dreitëni”.
4Edhe ai qi punon, paga nuk’ i numërohetë për nderë, por për detyrë,
5por ati qi s’punon, edhe i beson ati qi nxierr të dreitë të shtrembëtinë, besa e ati i numërohetë për dreitëni.
6Sikurse edhe Davidi quen të lumun’ ate nieri, të cillit Perëndia i numëron dreitëninë pa vepëra:
7“Lum ata qi u falnë paligjëniat’, edhe u mbuluenë fajetë.
8Lum ai nieri, të cillit Zoti s’ka me i numëruem fajinë”.
9Kyi të lumunë pra thohetë për ata qi janë rreth-premë, apor për ata qi nukë janë rreth-premë? Sepse thoni se besa iu numërue Abrahamit për dreitëni.
10Si iu numërue pra? Kur ishte i rreth-premë, apor kur ishte i parreth-premë? Jo kur ishte i rreth-premë, por i parreth-premë.
11Edhe muer shenjën’ e rreth-presëjesë, për bulë dreitënie t’asai besësë qi ashtë ndë të parreth-premit, qi ai të jet’ ati i gjith’ atyneve qi besojnë kur janë të parreth-premë, qi të numërohet’ edhe mb’ata dreitënia;
12edhe at’ i rreth-presëjesë jo veç mb’ata qi janë të rreth-premë, por edhe mb’ata qi ecinë mbas gjurmash besës’ atit t’ynë Abrahamit kur qe i parreth-premë.
13Sepse të zotuemitë mbë Abrahaminë, a mbë farën’ e ati, se kishte për me qenunë trashigimtar i botësë, nuk’ u ba me anë të ligjësë, por me anë të dreitënisë qi ashtë prei besësë.
14Sepse ndë janë trashigimtarë ata qi janë prei ligjësë, besa duel’ e kotë, edhe u prish të zotuemitë.
15Sepse ligja bije zemërim; sepse atie ku s’ashtë ligjë, as të kapërcyem urdhënin’ ashtë.
16Përandai trashigimi ashtë prei besësë, qi të jetë dhunëti, për me qindruem të zotuemitë mbë gjithë farënë, jo veç mb’ate qi ashtë prei ligjësë, por edhe mb’ate qi ashtë prei besës’ Abrahamit, i cilli asht’ ati ynë të gjithëve,
17(sikurse ashtë shkruem: “Se të kam vum’ atë mbë shumë kombe”), përpara Perëndisë qi i besoi, ati qi ep jetë të vdekunavet, edhe quen ato punë qi s’janë, si ato qi janë.
18Ai Abrahami ka pasunë shpëresë, besoi me shpëresë, se kishte për me u bam’ atë më shumë kombe, sikurse qe folunë: “Kështu ka me qenunë fara jote”.
19Edhe mbassi nuk’ u likshtue ndë besët, nuk’ u mendue se tashti korpi i vet ishte i vdekunë, sepse ishte ma tepërë se nji qind vieç, as të vdekunit’ e shtratit Sarrësë;
20as nukë qe me dy mendesh mbë të zotuemen’ e Perëndisë të mos zajë besë, por u forcue ndë besët, e i dha laft Perëndisë,
21edhe iu mbush mendia se për qish u zotue, asht’ i zoti edhe me e mbaruem.
22Edhe përandai iu numërue për dreitëni.
23Edhe nuk’ u shkrue vetëmë për ate, se iu numërue ati,
24por edhe për ne, ka me u numëruem, qi i besojm’ ati qi ngjalli prei së vdekunish Iesunë Zotinë t’anë,
25i cilli u dha ndër duer për fajet t’ona, edhe u ngjall për me na nxierrë të dreitë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.