Hebrejt 11 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XI.

1Edhe besa ashtë nji themel punësh qi shpërehenë, nji diftim punësh qi nukë shifenë.

2Sepse prei kësai muernë deshmi të mirë pleqtë.

3Me anë të besës’ marrimë vesht se jetët’ u ndërtuenë me fjalën’ e Perëndisë, kaqi qi këto qi shifenë nuk’u banë prei atyneve punëvet qi dukenë.

4Me anë të besës’ Abeli i pru Perëndisë ma të mirë kurban se Kaini, qi prei asai besës’ u ba deshmi se ishte i dreitë, sepse Perëndia dha deshmi për dhunëtiat e ati, edhe prei asai, ndonëse vdiq, edhe ma po flet.

5Me anë të besësë Enohu u ndërrue vendit për mos me pamë vdekë: “edhe nukë gjindei, sepse Perëndia e ndërroi vendit”, sepse para se të ndërrohei vendit u ba deshmi për ate, se i kishte pëlqyem Perëndisë.

6Edhe pa besë s’mundetë me i pëlqyem kushi, sepse ai qi afrohetë te Perëndia duhetë me besuem, se ashtë, edhe bahetë pagë-dhanës mb’ata qi e kërkojënë.

7Me anë të besës’ iu diftue Noesë prei Perëndisë për ato punë qi edhe nukë shifeshinë, edhe ai si u frikue, ndërtoi arkënë për shpëtimin’ e shtëpisë vet, prei të cillësë gjukoi për të keq botënë, edhe u ba trashigimtar i dreitënisë me anë të besësë.

8Me anë të besësë ndëgjoi Abrahami, kur u thërrit me dalunë mb’ate vend qi kishte për me marrë për trashigim, edhe duel pa ditunë se ku vete.

9Me anë të besësë vote e nguli ndë dhe të zotuemesë porsi mbë nji dhe të huej, tue ndenjunë ndë tenda, bashkë me Isaakun’ edhe me Iakobinë trashigimtarëtë bashkë t’asai të zotuemeje,

10sepse priste ate qytetinë qi kishte themeletë, të cillit mieshtër edhe ndërtestar ashtë Perëndia.

11Me anën të besës’ edhe ajo Sarra muer fuqi me u ngjitunë me barrë, edhe ndonëse i kishte shkuem koha e moshësë, puell, sepse e kuitoi të besës’ ate qi u zotue.

12Përandai lenë kaqi vetë prei nji burri vetëmë, edhe kyi gati për me vdekunë, porsi ujët’ e qiellit prei shumicës’, edhe porsi rana e pangjefëme qi ashtë ndë buzë të detit.

13Këta të gjithë vdiqnë me besë, pa marrë të zotuemetë, por për së largut i panë, edhe u mbushnë mentë, edhe i muernë n’grykë, edhe rrëfyenë se janë të huej, edhe prei nji tietërë vendi mb’ate dhe.

14Sepse ata qi flasinë kështu, diftojënë se kërkojënë dhen’ e vet.

15Edhe ndë e mbaishinë ndër mend ate dhe qi prei andej patnë dalë, kishinë për me gjetunë kohë me u këthyem,

16por tashti u ka anda për nji ma të mirë dhe, do me thanë, qielluer, përandai Perëndia s’ka turp me u qjuetunë Perëndia i atyneve, sepse u bani gati qytet.

17Me anë të besës’ Abrahami pru Isaakunë për kurban kur provohei, edhe ai qi pat pritunë të zotuemetë pru për kurban vetëm-leminë birin’ e vet,

18qi qe folunë mb’ate: “Se mbë Isaakunë ka me u qjueitunë fara jote”.

19Tue u menduem Abrahami se Perëndia mundetë me e ngjallunë prei së vdekunish, andai e muer me të përgjaitëme.

20Me anë të besës’ Isaaku bekoi Iakobin’ edhe Isafinë për punët qi do të vinë.

21Me anë të besës’ Iakobi tue vdekunë bekoi të dy bijt’ e Iosefit, “edhe u lut tue u mpështetunë mbë majë të shkopit ati”.

22Me anë të besës’ Iosefi tue vdekunë përmendi për të dalëmenë jashtë Egjyptit e të bijvet Israelit, edhe porositi për eshtënat e veta.

23Me anë të besësë Moiseu, si leu, u mpëshef tre muei prei përintsh vet, sepse panë se çuni ishte i bukurë, edhe nukë patnë frikë për urdhënin’ e mbëretit.

24Me anë të besësë Moiseu si u ba i math, mohoi me u than’ i biri së bijësë Faraonit,

25sepse sgjodhi ma tepërë me hiekunë keq bashkë me popullin’ e Perëndisë, se me pasunë fitim faji për pakëzë herë,

26tue kuituem dhunën’ e Krishtit për ma të madhe pasëje, se thesorëtë ndë Egjypt, sepse këqyrte mbë shpagimin’ e pagësë.

27Me anë të besësë la Egjyptinë pa mos u frikuem për zemërimin’ e mbëretit, sepse priste porsi tue pam ate qi nukë shifte.

28Me anë të besësë bani pashkën’ edhe të stërpikëmen’ e gjakut, qi të mos u përkasi atyneve, ai qi prishte dielmt’ e parë të Egjyptianëvet.

29Me anë të besësë shkuenë ndëpër Det të Kuq porsi ndëpër tokë të thatë, të cillinë kur e provuen’ Egjyptianët, u mbytnë.

30Me anë të besësë ranë muret’ e Ierihosë, si u rrethuenë shtatë ditt.

31Me anë të besësë Raaba kurva nukë hupi bashkë me ata qi s’bindeshinë, mbassi priti përgjonjësitë me paqtim.

32Edhe qish me thanë ma? Sepse s’ka me më mbetunë kohë me diftuem për Gedeoninë’ e për Barakun’ e për Sampsonin’ e për Iefthaenë, për Davidin’ e për Samuelin’ e për profetëtë,

33të cillëtë me anë të besësë luftuenë mbëretënia, punuenë dreitëni, fituenë të zotuemetë, thurnë gojat’ e leonëvet,

34shuenë fuqin’ e ziarrmit, shpëtuenë prei gojavet thikësë, muerrnë fuqi prei dobësinavet, u banë të fortë ndë luftë, thyenë ushtëriat’ e hueja;

35gratë muernë të vdekunit’ e vet ngjallunë prei së vdekunish, e të tierë u munduenë, sepse nukë pritnë shpëtiminë qi të fitojënë nji ma të mirë të ngjallunë;

36e të tierë u provuenë me të përqeshuna e me të rrafuna, por edhe me të lidhuna e burgje;

37u rrafnë me gurë, u sharruenë, u nganë, vdiqnë premë prei thikësë, shkojshinë vende ndëpër vendeveshunë me likura dhensh e me likura dhish, tue u shterunë, tue u shtrënguem, tue hiekunë keq

38(për të cillëtë bota nuk’ ishte e zonja); tue shkuem andej e këndej ndëpër shkretina e ndëpër male e ndëpër shpella, e ndëpër birat e dheut.

39Edhe këta të gjithë, ndonëse muernë deshmi të mirë me anë të besësë, nukë muernë të zotuemenë,

40sepse Perëndia pat urdhënuem çë përpara nji ma të mirë punë, qi të mos bahenë të kullutë pa ne.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help