1 Korinthianët 13 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XIII.

1Ndë folsha gjuhënat’ e nierëzëvet edhe t’engjujvet, e të mos kemi dashuni, u bashë si rame qi kumbon, a si qimballë qi gjimon.

2Edhe ndë paça profezi, edhe të dij gjithë mpshefësinat’ edhe qish do farë të dituni, edhe ndë paça gjithë besënë, kaqi sa të shkul vendit male, e të mos kemi dashuni, s’jam asgja.

3Edhe ndë dafsha gjithë gjanë t’eme për me ushqyem të vobegjitë, edhe ndë dhansha ndër duer korpinë t’em për me u diegunë, e të mos kemi dashuni, s’më vëjen gja.

4Dashunia ka zemërë të gjanë edhe ban të mira; dashunia s’ka zmir; dashunia s’asht’ e rrëmbyeshime, s’madhështohetë,

5s’ban punë të shumtutë, s’lypën të vetatë, nukë zemërohetë, s’mendon të keqen,

6s’gëzohetë për të shtrembëtënë, por gëzohetë për të vërtetënë.

7Të gjitha i bar, të gjitha i beson, të gjitha i shpëren, të gjitha i duron.

8Dashunia kurrë s’bije për dhe, por të tieratë, a profezia ndë qofshinë, kanë me mbetunë mbë-nj-anë, a gjuhëna, kanë me pushuem, e të ditunë, ka me mbetunë mbë-nj-anë.

9Sepse na pak gja dimë, edhe pak gja profetizoimë,

10por kur të vijë e plota, atëherë ka me mbetunë mbë-nj-anë e paka.

11Kur ishiem foshnje, flisiem si foshnje, mendoheshë si foshnje, kujtoheshë si foshnje, por kur u bashë burr, i lashë mbë-nj-anë punët’ e foshnjesë.

12Sepse tashti shofimë ndëpër pasqyrë si mbë t’errët, por atëherë kemi me pamë faqe mbë faqe; tashti ngjof pak, por atëherë kam me ngjofunë, sikurse u ngjofa.

13Edhe tashti mbet besa, shpëresa, dashunia, këto të tria, por ma e madhe se këto ashtë dashunia.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help