1Edhe Pauli shtiu sytë ndë bashkë-ndejtiet, e tha: O burra vëllazën, unë deri sot mbë këto ditë kam ecunë te Perëndia me çdo ndërgjegjie të mirë.
2Edhe Anania krye-prifti urdhënoi ata qi rrijinë për-an’ ati me i ranë gojësë.
3Atëherë Pauli i thotë: Perëndia ka për me të ranë, o mur i lyem me këlqere; e ti rri me më gjukuem mbas ligjësë, edhe kundrë ligjës’ urdhënon me më ranë?
4Edhe ata qi ishinë ndenjunë për-anë thanë: Krye-priftin’ e Perëndisë shan ti?
5Edhe Pauli tha: Nuk’ e dita, o vëllazën, se ashtë Krye-prift, sepse ashtë shkruem - “Mos flasish keq për të parin’ e popullit t’yt”.
6Edhe Pauli si e ngjofi se njiana anë ishte prei Saddukeish, edhe tietëra prei Fariseish, bërtiti ndë bashkë-ndejtiet: O burra vëllazën, unë jam Farise, e bir Fariseu; për shpëresë, edhe për të ngjallunë prei së vdekunish po gjykohem unë.
7Edhe ai si foli këte, Fariseitë filluenë të zihenë me Saddukeit edhe shumica u da dyshë.
8Sepse Saddukeitë thonë se nuk’ ashtë të ngjallunë, as engjull, as shpirt, por Fariseitë rrëfejnë të dyja.
9Edhe u ba nji të gërthitun’ i madh; edhe shkruisitë qi ishinë me anë të Farisevet u ngritnë, e ziheshinë, tue thanë: S’gjejmë ndonji gja të keqe mbë këte nieri, por ndë i foli ndonji shpirt, a engjull, le të mos luftojmë kundrë Perëndisë.
10Edhe mbassi u hangrën shumë, kapitani pat frikë mos shqyhetë Pauli prei atyne, edhe urdhënoi të sdrypinë ushtëtorëtë, e ta rrëmbejnë prei miedizit atyneve, edhe ta bijenë ndë kastëll.
11Edhe natënë tietër’ iu duk Zoti, e i tha: Ki zemërë, Paul, sepse sikurse deshmove për mue ndë Ierusalem, kështu duhetë të deshmojsh edhe ndë Romë.
12Edhe kur u ba ditë, disa prei Iudevet u mbëlothnë, e nemnë vetëvetëhenë, tue thanë: as të mos hanë, as të mos pinë, deri sa të vrasinë Paulinë.
13Edhe ata qi kishinë bamë bashkë këte be, ishinë ma shumë se katër-dhetë vetë:
14të cillët’ erthnë te krye-priftënit edhe te pleqt, e thanë: Me namë kemi nemunë vetëhenë t’onë, të mos vemë gja ndë gojë, deri sa të vrasimë Paulinë.
15Tashti pra ju me bashkë-ndejtienë bani za kapitanit ta sdrypi te ju nesërë, sikur se keni për me marrë vesht ma mirë për punë t’ati; edhe na, para se të afërohet ai, jemi gati me e vramë.
16Edhe i biri së motrësë Paulit kur ndëgjoi për lakunë qi i ngrefnë, vote e hyni ndë kastëll, e i diftoi Paulit.
17Edhe Pauli thërriti nji prei urdhën-qindësish, e tha: Binia këte dialosh te kapitani, sepse di qish ka për me i thanë.
18Ai pra si e muer me vetëhe, e pruni te kapitani, edhe tha: Pauli qi ashtë ndë burk më thirri, e m’u lut me prumë këte dialosh te ti, sepse di qish ka për me të folunë.
19Edhe kapitani si e muer për dore, edhe u tërhoq mbë-nj-anë, e pyeste: Qish asht’ ajo qi ke për me më diftuem?
20Edhe ai tha, se: Iudeitë banë fjalë me t’u lutunë të bijesh poshtë Paulinë nesërë ndë bashkë-ndejtiet, sikur se kanë për me e pyetunë ma shtrëngueshim.
21Por ti mos u ndëgjo atyne, sepse janë ma shumë se katër-dhetë vetë ata qi rrin’ e rueinë për ate, të cillëtë kanë nemunë vetëhenë, as të mos hanë, as të mos pinë, deri sa të vrasin’ ate; edhe tashti janë gati tue pritunë fjalë prei teje.
22Kapitani pra lishoi dialoshinë, edhe e porositi: Mos me i thanë askuit se më diftove këto.
23Edhe thirri dy vetë prei urdhën-qindësavet, e u tha atyne: Bani gati dy qind ushtëtorë, për me votunë deri ndë Kaisari, edhe shtatë-dhetë kalorësa, edhe dy qind shtijezorë mbë tri orë të natësë;
24le të bijen’ edhe kafsha të gjalla për me hypunë Paulin’, e me e shpumë të shëndoshë te Felik guvernatori.
25Edhe shkroi nji letër mbas kësai shëmbëlltyre:
26“Klaudiu Lysia mbë të pushtetshiminë guvernatorinë Felik, fal me shëndet.
27Kyi nieri qe zanë prei Iudevet, edhe pat për me u vramë prei atyneve; atëherë un’ erdha bashkë me ushtëtorët, edhe e shpëtova, sepse mora vesht se ashtë Roman.
28Edhe kur desha me marrë vesht për ç’punë e përflisinë, e sdrypa ndë bashkë-ndejtie t’atyne,
29edhe e gjeta se përflitei për kërkime të ligjës’ atyne, por s’ka ndonji faj për vdekë, a për me u lidhunë me hekura.
30Edhe mbassi më dhanë za, se Iudeitë kishinë bamë këshille të keqe kundrë këti nieriu, përnjiherë e dërgova te ti, edhe porosita edhe ata qi përflasin’ ate, të thonë përpara teje qish fjalë kanë kundrë ati. Qofsh me shëndet”.
31Ushtëtorëtë pra, sikurse qen’ urdhënuen, muernë Paulin’, edhe e prunë natënë ndë Antipatridhë.
32Edhe ndë nesëret si lanë kalorësatë me votunë bashkë me ate, u këthyenë ndë kastëll,
33të cillëtë si hynë ndë Kaisari, edhe dhanë letrënë n’dorë të guvernatorit, nxuernë përpara ati edhe Paulinë.
34Edhe guvernatori si këndoi letrënë, pyeti prei ç’anë ashtë; edhe kur ndëgjoi se ashtë prei Kilikisë,
35- Kam për me të ndëgjuem, - tha, - kur të vin’ edhe ata qi të përflasinë. Edhe urdhënoi me u rueitunë ndë vend të gjukatësë Herodit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.