1Symeon Pietri shërbëtori edhe apostulli i Iesu Krishtit, mb’ata qi kanë marrë me shortë besë si nji nji mbë nderë me ne ndë dreitënit të Perëndisë t’onë, edhe Shëlbyesit Iesu Krishtit:
2hir edhe paqtim u shumoftë mbë ju me anë të ngjofëmesë Perëndisë, edhe Iesuit Zotit t’ynë.
3Sikurse fuqia e ati e hyjënueshimeja na fali gjith’ato qi duhenë për jetë e për besë të mirë me anë të ngjofëmes’ ati qi na gërshiti ndë laft e ndë punë të mirë,
4qi prei atyneve u falnë mbë ne të mëdhatë edhe të nderëshimetë të zotueme, qi bahi prei këtyneve piestarët’ e natyrësë hyjënueshime, tue ikunë prei prishëjesë qi ashtë ndë botët me anë të dëshërimit.
5Edhe për këte punë nxitoni me të math, e vini punën’ e mirë ndë besët tuei, e të ditëmitë ndë punët të mirë,
6e të përmbaitëmen’ e vetëhesë, ndë të ditëmitë, e duriminë ndë të përmbaitëmen’ e vetëhesë, e besën’ e mirë ndë durimt,
7e dashunin’ e vëllazënisë ndë besët të mirë, e dashuninë ndë dashunit të vëllazënisë.
8Sepse kur janë këto ndër ju, edhe shtohenë, nuk’ u lanë juve pa punë e pa pemë mbë të ngjofëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
9Sepse ai qi s’i ka këto, asht’ i verbët’ e dritë-shkurtën, edhe ka harruem pastrimin’ e fajevet veta të vietëravet.
10Përandai, o vëllazën, nxitoni të siguroni të gërshitëmen’ edhe të sgjedhëmenë tuei, sepse tue bamë këto, nukë do të fëjeni kurrë.
11Sepse kështu do t’u hapetë shumë udha e të hymesë ndë mbëretënit të pasosëme të Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
12Përandai s’do të purtoj me u prumë ndër mend juve përherë këto, ndonëse i dini, e jeni forcuem ndë këte të vërtetë.
13Por unë kuitoj se ashtë me udhë, deri sa të jemi ndë këte tendë, t’u ngacëmoj juve tue ua prumë ndër mend,
14sepse e dij, se për së shpeiti kam me hedhunë tej këte tendënë t’eme, sikurse edhe Zoti ynë Iesu Krishti ma diftoi.
15Por do të nxitoj qi të mundeni me i kujtuem ato edhe mbas vdekësë s’eme.
16Sepse nuk’ ua bamë juve me e marrë vesht fuqin’ edhe t’ardhëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit tue votunë mbrapa përrallavet ndrequna me mieshtri, por e kemi pamë me sy madhënin’ e ati.
17Sepse muer nder e laft prei Perëndisë Atit, kur erdhi mb’ate nji i tillë zani prei laftit madhënueshim: “Kyi ashtë Biri em i dashuni, qi pëlqeva mb’ate”.
18Edhe këte za na e ndëgjuem se erdhi prei qielli, kur ishim bashkë me atë te mali shenjt.
19Edhe kemi ma të vërtetueshime fjalën’ e profezisë, mb’ate bani mirë me vumë vesh, porsi mbë kandile qi ndrit ndë vend t’errëtë, deri sa të sbardhi dita, e të lejë ylli i dritësë ndë zemërat tueja;
20tue ditunë këte përpara, se qish-do profezi shkronje nukë sgjidhetë prei vetiu.
21Sepse s’erdhi ndonji herë profezi prei dashunimit nieriut, por të shenjtënueshimitë nierëzit’ e Perëndisë folnë shtymë prei Shpirtit Shenjt.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.