Sbulesa 5 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA V.

1Edhe pashë mbë të diathtët ati qi rrinte mbi shkampt nji libër shkruem përmbrenda e përjashta, bulosunë me shtatë bula.

2Edhe pashë nji engjullë të fortë tue leçitunë me za të math: Cilli asht’ i vëjefshim me çelunë librinë, edhe me sgjidhunë bulat’ e ati.

3Edhe askushi nukë mundei ndë qiellt, as mbë det, as ndënë dhet, me çelunë librinë, as me e pamë.

4Edhe unë qjaishiem shumë sepse askushi nuk’ u gjind i vëjefshim me çelun’ e me kënduem librinë, as me e pamë.

5Edhe nji prei pleqsh më thotë: Mos qjai, nje te mundi leoni qi ashtë prei farësë Iudësë, rraja e Davidit, me çelunë librinë, edhe me sgjidhunë shtatë bulat e ati.

6Edhe pashë, edhe nje ndë miedis të shkambit edhe të katër shtasëvet, edhe ndë miedis të pleqvet, nji Qenq qi po rrinte porsi i therunë, edhe kishte shtatë brij, edhe shtatë sy, të cillëtë janë shtatë Shpirtënat’ e Hyjit, qi janë dërguem ndëpër gjithë dhenë.

7Edhe erdhi e muer librinë prei së diathtës’ ati qi ishte ndenjunë mbë shkampt.

8Edhe kur muer librinë, të katër shtasët’ edhe të njizet e katër pleqtë ranë përpara Qengjit, qi kishinë gjithë-se-cilli qithara e kupa t’arta, mbushunë me qemna, të cillatë janë të falunat’ e shenjtënavet.

9Edhe këndoishinë nji kankë të re, tue thanë: I vëjefshim je me marrë librinë, edhe me çelunë bulat’ e ati, sepse u therë, edhe na shpërbleve te Hyji me gjakunë tat, prei qish-do fare e gjuhe e populli e kombi,

10edhe na bane riga e priftëna te Hyji ynë, edhe kemi me regjënuem mbi dhet.

11- Edhe pashë, edhe ndëgjova nji za shumë engjujsh rreth shkambit edhe shtasëvet edhe pleqvet; edhe numër’ i atyneve ishte me dhetë mijëna dhetë mijënash,

12qi thoshinë me za të math: I vëjefshim ashtë Qengji i therunë me marrë fuqin’ e pasien’ e dien’ e vërtytin’ e nderin’ e lavdin’ e bekiminë.

13- Edhe qish-do krijetyrë qi ashtë ndë qiellt, edhe mbë dhet, edhe ndënë dhet, edhe sa janë ndë det, edhe gjith’ ato qi janë nd’ato, ndëgjova qi thoshinë: Mb’ate qi rri mbë shkampt edhe mbë Qengjinë qoftë bekimi e nderi e lavdia e pushteti ndë jetët të jetëvet.

14Edhe të katër shtasëtë, thoshinë: Amen; edhe të njizet e katër pleqtë ran’ edhe adhuruen’ ate qi rron ndë jetët të jetëvet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help