2 Korinthianët 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Pauli apostulli i Iesu Krishtit, prei dashunimit Perëndisë, edhe vëllai Timotheu, mbë kishën’ e Perëndisë qi ashtë ndë Korinthë, bashkë me gjithë shenjtënit qi janë ndëpër gjith’ Ahainë,

2hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.

3I bekuem qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, Ati i përdëllimevet edhe Perëndia i qish do ngushullimi,

4qi na ngushullon mbë qish do shtrëngim, qi të mundemi me ngushulluem ata qi gjindenë mbë qish do shtrëngim, me anë t’ati ngushullimit qi ngushullohemi na prei Perëndisë,

5sepse sikurse teprojnë pësimet’ e Krishtit mbë ne, kështu edhe ngushullimi ynë tepron me anë të Krishtit.

6Edhe ndë kemi shtrëngim, kemi shtrëngim për ngushullimin’ edhe për shpëtiminë tuei qi punohetë me anë të durimit atyne pësimevet qi pësoim’ edhe na; a ndë ngushullohemi, ngushullohemi për ngushullimin’ edhe për shpëtiminë tuei;

7edhe shpëresa jonë për ju asht’ e patundëme, sepse e dimë, se sikurse jeni piesëtarë mbë pësimet, kështu keni me qenun’ edhe mbë ngushullimt.

8Sepse s’duemë të jeni të paditun’, o vëllazën, për shtrëngiminë t’anë qi na gjaiti ndë Asi, se patëm barrë fort të randë përmbi fuqinë t’onë, kaqi sa s’na mbeti ma shpëresë për me rruem.

9Por na e muerëm përmbi vetëhenë t’onë gjukimin’ e vdekësë, qi të mos kemi shpëresë mbë vetëhenë t’onë, por mbë Perëndinë qi ngjall të vdekunitë;

10ai qi na shpëtoi prei kaqi vdeke të madhe, edhe na shpëton gjithë-nji,

11mb’ate shpëreimë se edhe ka me na shpëtuem, kur të na ndimoni edhe ju bashkë tue u falunë për ne, qi të bahetë të falunë ndersë për ne prei shumë vetësh për lirinë qi u dha mbë ne me anë të shumë nierëzëve.

12Sepse lavdimi ynë ashtë kyi, deshmia e ndërgjegjëjesë t’onë, se e shkuem jetënë ndë këte botë me zemërë të mitun’ e të këthiellëtë te Perëndia, e jo me dituni të mishit, por me hir të Perëndisë, edhe ma tepërë te ju.

13Sepse nuk’ u shkrueimë juve të tiera, veç ato qi këndoni, a i ngjifni; edhe shpërej se keni me i ngjofunë deri së mbrapëni,

14sikurse ngjofët edhe neve mbë-nj-anë, se jemi lavdim mbë ju, sikurse edhe ju mbë ne, ndë ditë të Zotit Iesu.

15Edhe mbë këte shpëresë desha me ardhunë te ju ma pari, qi të keni hir të dytë,

16edhe prei jush të shkoj ndëpër Makedoni, edhe për-së-ri prei Makedonisë të vij te ju, edhe prei jush të përsillem ndë Iude.

17Tue menduem pra këte, vallë mos e përdora me të letë? Apor sa mendoj, i mendoj mbas mishit, qi të jetë mbë mue po po, e jo jo?

18Por Perëndia ashtë besëtar, se fjala jonë qi u fol mbë ju, s’u ba po edhe jo.

19Sepse Iesu Krishti i Biri i Perëndisë qi u predikue ndër ju prei nesh, prei mejet edhe prei Silvanit edhe prei Timotheut, s’u ba po edhe jo, por u ba po mb’ate.

20Sepse gjithë porosit’ e Perëndisë janë mb’ate po, edhe mb’ate amen, për laftin’ e Perëndisë për ne.

21Edhe Perëndia ashtë ai qi na ban të palueitunë vendit bashkë me ju mbë Krishtinë, e qi na leu me voj,

22i cilli na bulosi, edhe na dha kaparin’ e Shpirtit ndë zemërat t’ona.

23Edhe unë thërras për deshmitar Perëndinë ndë shpirt t’em, se për me u kursyem juve, s’erdha ma ndë Korinthë,

24jo se kemi pushtet mbi besënë tuei, por jemi ndifmëtarët’ e gëzimit tuei, sepse qindroni ndë besët.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help