1 Thessalonikanët 5 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA V.

1Edhe për mote e për kohëna, o vëllazën, s’keni nevojë me u shkruem juve,

2sepse ju e dini fort mirë, se dita e Zotit porsi viedhësi natënë, kështu vien.

3Sepse kur thonë paqtim edhe siguri, atëherë vien përmbi ata befas të hupunitë, porsi të dhimtunat’ e barkut gruesë me barrë, edhe s’do të kenë se ku me ikunë.

4Por ju, o vëllazën, nukë jeni nd’errësinë, qi t’ua mbërrijë ajo ditë porsi viedhës.

5Të gjithë ju jeni bij drite e bij dite, nukë jemi të natësë, as t’errësinësë.

6Le të mos flemë pra sikurse edhe të tierëtë por le të rrimë squtë, edhe le të jemi esullë.

7Sepse ata qi flenë, natënë flenë, edhe ata qi dehenë, natënë dehenë,

8por na, mbassi jemi të ditësë, le të jemi esullë, e le të veshimë thuraken’ e besës, e të dashunisë, edhe për përkrenare shpëresën’ e shpëtimit.

9Sepse Perëndia nukë na ka urdhënuem për zemërim, por për fitimin’ e shpëtimit me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit,

10qi vdiq për ne, qi të rroimë bashkë me ate, kur të jemi squtë, a kur të kemi fjetunë.

11Përandai ngushulloni njiani tietërinë, edhe ndërtoni njiani tietërinë, sikurse edhe bani.

12Edhe u lutemi juve, o vëllazën, t’i dini ata qi mundohenë ndër ju, e rrinë përmbi kryet tuei mbë Zotinë, e u mësojnë juve;

13edhe i nderoni ata me ma tepërë dashuni për punën’ e atyne. Kini paqtim ndërmiet jush.

14Edhe u lutemi juve, o vëllazën, mësoni të pahymitë ndë rrieshtë, ngushulloni zemër-vogjëlitë, u ndimoni të sëmunëvet, kini zemërë të gjanë mbë të gjithë.

15Këqyrni mos i bajë kushi tietërit keq për të keq, por kërkoni përherë me bamë të mirënë njiani tietërit, edhe të gjithëve.

16Përherë gëzohi.

17Pa pushim fali.

18Për qish do gja epni të falunë ndersë, sepse kyi ashtë dashunimi i Perëndisë te ju mbë Iesu Krishtinë.

19Mos shueni Shpirtinë.

20Mos hethni poshtë profetënitë.

21Provoni të gjitha, mbani të mirënë.

22Hiqni dorë prei qish do farë të keqeje.

23Edhe vetë Perëndia i paqtimit u shenjtënoftë juve të tanë, edhe u rueit’ e tanë fryma juei, edhe shpirti, edhe mishi pa palavi ndë t’ardhëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit.

24Besëtar asht ai qi u thërret juve, edhe ai ka me e bamë.

25O vëllazën, fali për ne.

26U falni me shëndet gjithë vëllazënavet me të puthunë të shenjtënueshim.

27U ve mbë be juve mbë Zotinë me u kënduem letëra mbë gjithë shenjtënit vëllazën.

28Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me ju. Amen.

E para (Letëra) mbë Thessalonikanët u shkrue prei Athine.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help