1Plaku mbë Zonjën’ e sgjedhëme, edhe mbë dielmt e asai, qi un’ i due ndë të vërtetët, edhe jo unë vetëmë, por edhe gjith’ ata qi kanë ngjofunë të vërtetënë,
2për ate të vërtetënë qi mbet ndër ne, edhe ka me qenunë bashkë me ne për gjithë jetënë,
3qoftë bashkë me ju hir, ndëjesë, paqtim prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit Iesu Krisht të Birit Atit, ndë të vërtetë e ndë dashuni.
4U gëzueshë shumë, se gjeta disa prei dielmvet tu tue ecunë, ndë të vërtetënë, sikurse muerëm porosi prei Atit.
5Edhe tashi të lutem, o Zonjë, jo sikur tue shkruem te ti nji porosi të re, por ate qi kishim çë përpara herësë, të duemë njani tietërinë.
6Edhe këjo ashtë dashunia, të ecimë mbas porosivet ati. Këjo ashtë porosia, sikurse e ndëgjuetë çë përpara herësë, të ecëni mb’ate.
7Sepse shumë gënjeshtarë hynë ndë botët, ata qi nukë rrëfejënë me gojë se Iesu Krishti erdhi ndë mish; kyi ashtë gënjeshtari edhe antikrishti.
8Këqyrni vetëhenë tuei, qi të mos vdierrim’ ato qi punuem, por të marrinë pagë të plotë.
9Gjithë kush kapërcen porosinë, edhe nukë mbet ndë mësimt të Krishtit, ai s’ka Perëndi; ai qi mbet ndë mësimt të Krishtit, kyi ka edhe Atën’ edhe Birinë.
10Nd’arthtë kushi te ju, e nukë bije këte mësim, mos e merrni ndë shtëpi, edhe mos e përshëndetni,
11sepse ai qi e përshëndet, bahetë piesëtar mbë vepërat t’ati të këqiatë.
12Ndonëse pata shumë për me u shkruem juve, nukë desha me letër’ e me mellan, por shpërej me ardhunë te ju, edhe me folunë gojë me gojë, qi të jetë plot gëzimi ynë.
13Të falenë me shëndet dielmt’ e motërësë s’ate të sgjedhëmesë. Amen.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.