Iakobit 2 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA II.

1Vëllazënit’ e mi, mos kini besën’ e të lavdueshimit Zotit t’ynë Iesu Krishtit me të mbaitëme anë.

2Sepse ndë hyftë ndë përmbëledhëjet tuei ndonji nieri qi ka unazë t’artë me petëka të shkëlqyeme, e të hyjë edhe nji i vobek me petëka të shgryeme,

3edhe do të veni ore ate qi vesh petëkun’ e shkëlqytë, edhe të thoni: Ti rri këtu mirë, edhe të vobegut t’i thoni: Ti rri atie; a: Rri këtu përposh vendit kambëvet mia,

4a s’jeni ju pra asish qi mbani anë, edhe u batë gjyqëtarë mendimesh të këqia?

5Ndëgjoni, o vëllazënit’ e mi të dashunë. Nukë sgjodhi Perëndia të vobegjit’ e kësai bote të pasunë ndë besët, edhe trashigimtarë t’asai mbëretënisë qi u zotue atyne qi duen’ate?

6Por ju shpërnderuetë të vobegunë. Nuk’ u shtrëngojënë juve të pasunitë, edhe ata u tërhiekinë juve ndëpër gjukatat?

7Nukë nemin’ ata emënin’ e mirë qi jeni qjueitunë me ate?

8Ndë rueitshi ligjën’ e mbëretit, mbas shkronjësë: “Të duesh t’afërminë tat porsi vetëhenë tate”, mirë bani,

9por ndë mbani anë, bani faj, e qartohi prei ligjësë si asish qi kapërceni porosinë.

10Sepse ai qi të ruejë gjithë ligjënë, edhe të fëjejë mbë nji punë, ashtë bamë fajtuer i të gjithave.

11Sepse ai qi tha: “Mos kurvënojsh”, tha edhe: “Mos vrasish”. Por ndë mos kurvënofsh, por të vrasish, ke kapërcyem ligjënë.

12Kështu flitni edhe kështu bani, sikur keni me u gjukuem prei ligjësë së lirësë,

13sepse gjyqi ka me qenun’ i papërdëllyeshim mb’ate qi s’bani përdëllim, edhe përdëllimi mburretë kundrë gjyqit.

14Qish dobi asht’, o vëllazënit’ e mi, ndë thashtë kushi se ka besë, e të mos ketë vepëra? Mos mundetë besa me shpëtuem ate?

15Ndë qoftë se vëllai a motëra janë lakuriq, edhe u mengon ushqimi i përditëshim,

16edhe t’u thot’ atyne ndonji prei jush: Shkoni ndë paqtim, ngrofi e ngihi; e të mos u epni ato qi kanë nevojë për korpinë, qish dobi ashtë?

17Kështu edhe besa, ndë mos pastë vepëra, asht’ e vdekëtë prei vetiut.

18Por do të thotë kushi: Ti ke besë, e unë kam vepra, difto-më besënë tate prei vepëravet tua, edhe unë kam me të diftuem besënë t’eme prei vepravet mia.

19Ti beson se Perëndia ashtë nji, mirë ban; edhe diajtë besojën’ edhe dridhenë.

20Por a don me e marrë vesht, o nieri i kotë, se besa pa vepëratë asht’ e vdekëtë?

21Abrahami ati ynë a s’duel i dreitë prei vepërash, kur pru Isaakunë të birin’ e vet mbi therorenë?

22Shef se besa vepëronte bashkë me vepërat’ e ati, edhe besa u ba e kullutë prei vepëravet?

23Edhe u mbush shkronja qi thotë: “Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, edhe iu ngjef për dreitëni”, edhe u qjueit “miku i Perëndisë”.

24Shfini pra se nieriu del i dreitë prei vepërash, edhe jo prei besës vetëmë?

25Por kështu edhe Raaba kurva a nukë duel e dreitë prei vepërash, kur priti të laimitë, edhe i nxuer prei nji tietër udhe?

26Sepse sikurse korpi pa frymë asht’ i vdekëtë, kështu edhe besa pa vepërat’ ashtë e vdekëtë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help