Efesianët 6 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA VI.

1Ju dielmtë, u ndëgjoni përintvet tuei mbë Zotinë, sepse këjo asht’ e udhësë.

2“Ndero tët’ at’ e tët’ amë”, i cilli asht’ urdhëni i parë me të zotueme,

3“qi të bahetë mirë tyi, edhe të jeshë jetë-gjatë mbi dhet.”

4Edhe ju atënitë, mos i bani dielmtë me u zemëruem, por i rritni me mësim e me këshillë të Zotit.

5Ju shërbëtorëtë, u ndëgjoni zotënivet tuei mbas mishit me frikë e me drithtim, e me zemrënë të mitunënë tuei, porsi mbë Krishtinë;

6jo të punoni për faqe, si asish qi pëlqehenë mbë nierëzit, por si shërbëtorët e Krishtit, tue bamë dashunimin’ e Perëndisë me gjithë shpirt;

7tue punuem me zemërë të mirë mbë Zotinë, e jo mbë nierëzit;

8tue ditunë se ate të mirë qi të bajë gjithë-se-cilli, këte ka për me e marrë prei Zotit, a shërbëtur ndë qoftë, a i lirë.

9Edhe ju zotënitë por ashtu bani tek ata, e sdripnia të shtimit’ e frikësë, tue ditunë se edhe ju vetë keni Zot ndë qijet, edhe për-an’ ati s’ashtë të mbaitunë kraha.

10Pra, o vëllazënit’ e mi, forcohi mbë Zotinë, edhe mbë pushtetin’ e fuqis’ ati.

11Vishni gjith’ armët’ e Perëndisë, për me muftunë me u qindruem kundrë mieshtrivet diallit,

12sepse lufta juei s’ashtë kundrë gjaku e mishi, por kundrë urdhënavet, kundrë pushtetevet, kundrë urdhënarëvet botësë t’errësinësë kësai jete, kundrë shpirtënavet këqi ndë vendet të qijevet.

13Përandai merrni me vetëhe gjith’ armët’ e Perëndisë, për me muftunë me qindruem kundrë ndë ditët të keqe; edhe si të keni bamë gati të gjitha, të qindroni mbë kambë.

14Qindroni mbë kambë pra ngjeshunë miedizinë tuei me të vërtetënë, edhe veshunë thuraken’ e dreitënisë,

15edhe mbathunë kambëtë të jeni gati për ungjillin’ e paqtimit;

16edhe përmbi të gjitha merrni me vetëhe mburonjën’ e besësë, qi me ate do të mundeni me shuem gjithë shëgjetat’ e ndezuna të së keqit;

17edhe merrni përkrenaren’ e shpëtimit, edhe thikën’ e Shpirtit qi ashtë fjala e Perëndisë,

18tue u falunë me shpirt mbë qish do kohë me qish do farë të faluni e të lutuni, edhe gjithë-nji kështu të rrini squtë me qish do farë durimi e të lutuni për gjithë shenjtënit;

19edhe për mue për me m’u dhanë fjalë të çel gojënë t’eme, qi të baj me u ngjofunë për faqe pshefësinë e ungjillit,

20qi për ate unë jam laimës ndë vargje hekurash, qi të dal përpara, e të flas sikurse duhetë.

21Por qi të dini edhe ju të miatë, qish baj, të gjitha ka me ua diftuem juve Tyhiku, i dashuni vëlla, edhe shërbëtori besëtar mbë Zotinë,

22të cillin’ e dërgova te ju për këte punë, qi të merrni vesht për punët t’ona, edhe të u ngushullojë zemëratë tueja.

23Paqtim qoftë mbë vëllazënit edhe dashuni bashkë me besë prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit Iesu Krisht.

24Hir qoftë bashkë me gjith’ ata qi duenë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë me paprishëje. Amen.

(Letëra) mbë Efesianët u shkrue prei Romet, (edhe u dërgue) me anë të Tyhikut.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help