Punët’ e Apostujvet 24 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XXIV.

1Edhe mbas pesë ditsh sdrypi Anani krye-prifti bashkë me pleqt’ edhe me nji farë fjalori qi quhei Tertyl, të cillëtë duelnë përpara guvernatorit kundrë Paulit.

2Edhe kur u thirr me dalunë përpara ai, Tertyli filloi me përfolunë, tue thanë:

3Na kemi shumë paqtim prei teje, o i pushtetshim Felik, edhe bahenë punë të mëdha te kyi komp prei paramendiesë s’ate, përherë e gjithë-kundi i presimë me shumë të falunë nders.

4Por mos me të munduem tepërë, të lutem me na ndëgjuem pak fjalë me butësininë tande.

5Sepse gjetëm këte nieri se përlyen të tierë, edhe shtyn gjithë Iudeitë qi janë ndëpër botët të ngrenë krye, edhe asht’ i pari i eresisë Nazoreasavet,

6i cilli deshi me ndymë edhe tempullinë, edhe na e zum, edhe deshëm me e gjukuem mbas ligjësë s’onë.

7Por erdhi kapitan Lysia, e na e rrëmbeu prei duersh me përdhunë,

8edhe urdhënoi ata qi e përflisinë me ardhunë te ti; ti vetë si ta pyesish, do të mundesh me marrë vesht për këto të gjitha qi e përflasimë.

9- Rrëfyenë bashkë me ate edhe Iudeitë, tue thanë, se këto janë kështu.

10Atëherë Pauli mbassi i bani shenjë guvernatori me folunë, u pergjeq: Mbassi e dij se ke shumë viet qi je gjyqtar te kyi komp, ap fjalë për vetëvetëhenë me zemërë të gëzuemë,

11sepse mundesh me marrë vesht, se nukë janë ma tepërë se dy-mbë-dhetë ditt, çë kurrë se hypa ndë Ierusalem me adhuruem.

12Edhe as ndë tempull më gjetnë tue ligjëruem me kend, a tue ngritunë mbë kambë gjindëjenë, as ndëpër synagogat, as ndë qytet;

13as mundenë me provuem ato fjalë qi më përflasinë tashti,

14Por rrëfej këte te ti, se mbas udhësë qi këta i thon’ eresi, kështu lus Perëndinë e përindvet mi, tue u besuem gjith’ atyne qi janë shkruem ndë ligjët edhe ndër profetënit;

15edhe kam shpëresë mbë Perëndinë, të cillën’ edhe këta vetë presinë, se ka për me u bamë të ngjallunë prei së vdekunish, të dreitëve e të shtrembëtëve.

16Edhe për këte unë mundoj vetëhenë, qi të kemi përherë ndërgjegjëje pa faj te Perëndia edhe te nierëzit.

17Edhe tashti mbas shumë vietsh erdha me bamë lëmoshëna kombit t’em, edhe me prumë dhunëtia.

18Edhe ndërmiet këtyneve disa Iudei prei Asisë më gjetnë qiruem ndë tempull, jo me gjindëje, as me trubullim,

19të cillëtë duhet me dalunë përpara teje, e të më përflisinë, ndë kishinë gja kundrë meje.

20A këta vetë le të thonë, ndë paçinë gjetunë ndonji të shtrembëtë tek unë, kur dola përpara bashkë-ndejtiesë,

21veçe ndë qoftë për këte za të vetëmë, qi thërrita tue ndenjunë ndërmiet atyneve, se unë po gjukohem prei jush sot për të ngjallunë prei së vdekunish.

22Edhe Feliku si ndëgjoi këto, urdhënoi me ardhunë nji ditë tietërë, sepse i dinte fort mirë punët’ e kësai udhe, edhe tha: Kur të sdrypi kapitan Lysia, kam me marrë vesht ma mirë punëtë tuaja.

23Edhe urdhënoi urdhën-qindësinë me u rueitunë Pauli, edhe me pasunë të prajtunë, edhe mos me ndalunë kend prei të vetëvet me i shërbyem, a me ardhunë tek ai.

24Edhe mbas disa ditsh kur erdhi Feliku bashkë me gruen’ e vet Drusillënë, qi ishte Iudeonjë, çoi, e thërriti Paulinë, edhe ndëgjoi prei ati për besënë mbë Krishtinë.

25Edhe ai kur po fliste për dreitëni, e për të përmbaitëmen’ e vetëhesë, edhe për gjyqinë qi ka me ardhunë, Felikut i hyni frikë, e u përgjeq: Tashti shko; edhe kur të kemi kohë do të çoj me të thirrunë prap.

26Edhe shpërente se Pauli kishte me i dhanë astër, për me e lishuem, përandai çonte, edhe e thërriste shpesh, edhe fliste me ate.

27Por mbassi u mbushnë dy viet, Porkiu Festi erdhi në kambë të Felikut, edhe Feliku donte me u bam’ andënë Iudevet, e la Paulinë lidhunë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help