1Edhe si punëtorë bashkë me ate u lutemi juve të mos e pritni hirin’ e Perëndisë mbë të kotë,
2(sepse thotë: “Ndë kohë të pëlqyeshime të ndëgjova, edhe ndë ditë të shpëtimit të ndimova”; qe tashti tek ashtë kohë e pëlqyeshime, qe tashti tek ashtë dit’ e shpëtimit);
3askuit s’i apim’ as ndonji shkak për mos me u folunë për të keq shërbesa jonë;
4por mbë gjithë qish rakumandoimë vetëhenë t’onë si shërbëtorët’ e Perëndisë, ndë shumë durim, ndë shtrëngime, ndë nevoja, ndë acarime,
5ndë të rrafuna, ndë burgje, ndë të paqindrueme, ndë mundime, ndë të pafjetuna, ndë agjinime;
6me pastrim, me mend, me zemërë të gjanë, me të mirë, me shpirt të shenjtënueshim, me dashuni pa hipokrisi,
7me fjalë të së vërtetëve, me fuqi të Perëndisë, me armët e dreitënisë mbë të diathtët e mbë të rrëmaktët,
8me laft e panderëni, me të zanë n’gojë për të mirë, e me të zanë n’gojë për të keq; porsi gënjeshtarë, por të vërtetë;
9porsi të pangjofunë, por të ngjofunë mirë; porsi të vdekunë, por qe te rroimë; porsi të munduem, por jo të vramë;
10porsi të helmuem, por gjithënji të gëzuem; porsi të vobegë, por shumë vetë bam të pasunë; porsi pa pasunë gja, por të gjitha i kemi n’dorë.
11Goja jonë u çel mbë ju, o Korinthianë, zemëra jonë u sgjanue.
12S’keni shtrëngim mbë ne, por keni shtrëngim ndë zorrët tueja.
13Tue shpaguem pra nji për nji (porsi mbë dielmt flas), sgjanohi edhe ju.
14Mos hyni mbë nji sgjedhë me të pabesët, sepse qish piesë ka dreitënia me të shtrembënë? Edhe qish shoqëni ka drita me errësinënë?
15Edhe qish të bashkuem ka Krishti me Belialinë? A qish piesë ka besëtari me të pa-besinë;
16edhe qish të ndrequnë ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë gjallë, sikurse tha Perëndia: “Se kam me ndenjunë ndër ata, edhe kam me ecunë; edhe kam me qenunë Perëndia i atyneve, edhe ata kanë me qenunë populli em”.
17Përandai “dilni prei miedizit atyneve, edhe dahi prei atyneve”, thotë Zoti, “edhe mos përkitni gja të ndytë”, edhe “unë kam me u pritunë përmbrenda,
18edhe kam me qenun’ at’ i juei, edhe ju keni me qenunë bijt’ e mi edhe bijat’ e mia”, thotë Zoti gjithë-pushtetësi.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.