1Makarë të duroni pakëzë marrinë t’eme, por edhe më duroni.
2Sepse kam zmir mbë ju me zmir Perëndie, sepse u fejova juve me nji burr qi të u nxier përpara Krishtit virgjineshë të pastrë.
3Por kam frikë druese, sikurse gjarpëni gënjeu Evënë me dinakërin’ e vet, kështu ka me u prishunë mendia juei prei zemërësë mitunë qi keni mbë Krishtinë.
4Sepse ai qi vien, ndë u predikoftë nji tietër Krisht, qi s’e kemi predikuem, a merrni nji tietër shpirt, qi s’e keni marrë, a nji tietër ungjill qi s’e keni pritunë, mirë do t’e duroishit’ ate.
5Por mendohem se s’mbes nbrapa mbë ndonji punë prei apostujsh mëdhej.
6Edhe ndonëse jam nieri i trashë mbë fjalët, por jo edhe mbë mend, por mbë qish do farë pune u shpërfaqem mbë ju.
7Apor bana faj tue ulunë vetëhenë t’eme qi të naltohi ju, sepse ungjillëzuem ungjillin’ e Perëndisë dhunëti te ju?
8Të tiera kisha i ropa, sepse mora pagë për me bamë punënë tuei;
9edhe kur qeshë ngjat jush, e pata të mangunë, s’randova askend, sepse të mangunitë t’em e mbushnë vëllazënitë qi erthnë prei Makedonisë; edhe mbë qish do punë e rueita vetëhenë t’eme, edhe kam me e rueitunë, për mos me u bamë barrë te ju.
10E vërteta e Krishtit ashtë tek unë, se s’ka me m’u mbyllunë goja për këte të mburrunë mbë vendet të Ahaisë.
11Përse? Sepse s’u due juve? Perëndia e di.
12Por ate qi baj, edhe gjithë-nji kam me e bamë, për me premë shkakun’ e atyneve qi duenë shkak, qi të gjindenë sikurse na mb’ate punë qi mburrenë.
13Sepse të tillëtë nierës jan’ apostuj rrenësa, punëtorë gënjeshtarë, ndërruem formënë mb’apostuj të Krishtit.
14Edhe s’ashtë për me u mërekulluem, sepse ai Satanai ndërron formënë mb’engjullë drite.
15S’ashtë pun’ e madhe pra, ndë ndërrofshinë formën’ edhe punëtorët’ e ati mbë punëtorë dreitënie, të cillëvet e mbrapëna ka me qenunë mbas vepërash atyne.
16Prap thom: Askushi mos më marri për të marrë, por ndë mos, pak së paku më pritni si të marrë, për me u mburrun’ edhe unë nji grimë.
17Ate qi flas, nuk’ e flas mbas Zotit, por si i marrë, ndë këte punë të mburrunit.
18Sepse shumë vetë mburrenë mbas mishit, kam me u mburrun’ edhe unë.
19Sepse tue qenunë ju të mentshim, duroni me t’amblë të marrëtë,
20sepse duroni, ndë u baftë juve kushi shërbëtorë, ndë u hangërt kushi, ndë u marrtë kushi të tuejatë, ndë u mbaitë me të math kushi, ndë u rraftë juve faqenë kushi.
21Për panderëni thom këte, sikurse ishim të dobë, por mbë qish do punë ndë kucoftë kushi (ligjëroj si i marrë), kucoj edhe unë.
22Hebrej janë? Edhe unë. Israelitë janë? Edhe unë. Far’ e Abrahamit janë? Edhe unë.
23Shërbëtorët’ e Krishtit janë? (Flas jashtë menç) ma tepër’ unë; mbë ma tepërë mundime, mbë plagë fort ma shumë, ndë burgje ma tepërë, shumë herë mbë vdekë;
24prei Iudejsh pesë herë mora katër-dhetë plagë pa nji;
25tri herë u rrafa me shkop, nji herë u rrafa me gurë, tri herë u mbyta ndë det, nji nat’ e nji ditë kam bamë ndë fund të detit;
26shumë herë nd’udhë, ndë rreziqe lumnash, ndë rreziqe viedhësash, ndë rreziqe prei fisit t’em, ndë rreziqe prei kombesh, ndë rreziqe ndë qytet, ndë rreziqe ndë shkretinë, ndë rreziqe ndë det, ndë rreziqe ndër vëllazën rrenësa;
27ndë mundim e ndë fëdigë, shumë herë ndë të pafjetuna, ndë uni e ndë het, shumë herë ndë agjinime, ndë të ftofët’ e ndë të sveshunë.
28Përveç të përjashtëmevet, ajo qi ashtë vumë përmbi mue përditë, kujdesi i kishavet.
29Kush asht’ i dobë, e unë s’jam i dobë? Kush shkandalizohetë, e unë s’digjem?
30Ndë duhetë me u mburrunë, kam me u mburrunë për ato punët’ e dobësinësë s’eme.
31Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, i cilli asht’ i bekuem ndë jetët të jetëvet, e di se s’rrej.
32Ndë Damaskë i pari kombit i mbëretit Aretë ruente rreth qytetin’ e Damaskanëvet, sepse donte me më zanë,
33edhe u varshë ndë shportë prei nji parathiri prei murit, edhe shpëtova prei duersh ati.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.