Titonë 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Pauli shërbëtor’ i Perëndisë, edhe apostull’ i Iesu Krishtit, mbas besësë të sgjedhunivet Perëndisë, edhe mbas së ngjofëmesë të vërtetësë qi ashtë mbas besësë mirë.

2Për Shpirtin’ e jetësë pasosëme, qi ka zotuem i parrenësi Perëndi para motevet pa-sosunë.

3Edhe nxuer për faqe ndë kohëna të urdhënueme fjalën’ e vet me anë të predikimit qi i kam zanë besë unë mbas porosisë Perëndisë t’onë Shëlbuesit;

4mbë Titonë të thieshtinë dialë mbas besësë rëndomshime, qoftë hir, përdëllimt’, paqtim, prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit Iesu Krisht, Shëlbuesit t’ynë.

5Përandai të lashë ndë Kretë, qi të ndreqish të mangunatë, edhe të veshë pleq qytet mbë qytet,

6sikurse të kam urdhënuem kur të jet’ i patërhiekunë për faj, burr i nji gruejë, qi ka bij besëratë, qi të mos u ketë dalunë zani për plank-prishës, a për të pabindunë.

7Sepse episkopi duhetë me qenun’ i patërhiekunë për faj, porsi guvernuer i Perëndisë, jo krye-naltë, jo zemërak, jo pianec, jo rrafës, jo asi qi lakëmon mbë fitim të keq,

8por derë-çelë mbë të huejt, miku i së mirësë, i urtë, i dreitë, shenjt, asi qi përmba vetëhenë,

9ngjitunë mbrapa mbas fjalësë zanë besë të mësimit, qi të mundetë me ngutunë të tierëtë me mësimin’ e shëndoshë, edhe të qartojë ata qi flasinë kundrë.

10Sepse janë shumë të pabindunë, fjalë-kotë e mend-marrës, ma fort ata qi janë prei rreth-presëjesë. Atyneve duhetë me u mbëçelunë gojënë,

11të cillëtë këthejënë përmbys shtëpia të tana tue mësuem sa s’duhetë, për fitim të ndytë.

12Nji prei atyneve tha, vetë profeti i atyneve: “Kretasitë janë kurdo rrenësa, bisha të këqia, barqe të përtueshim”.

13Ajo deshmi asht’ e vërtetë, për ate punë qartoi ata fort, qi të shëndoshenë ndë besët,

14edhe të mos u venë vesh përrallavet Iudejvet, edhe porosivet nierëzëvet qi i këthejënë shpinënë të vërtetësë.

15Të gjitha janë të qirueme mbë të qiruemit, por mbë të ndyemit e mbë të pabesët asgja s’asht’ e qirueme, por edhe mendia e atyneve edhe ndërgjegjëja asht’ e ndyeme.

16Rrëfejënë me gojë se ngjofinë Perëndi, por me punë e mohojënë, sepse janë të ndyem, edhe të pabindunë, edhe të paprovueshim mbë qish do farë pune të mirë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help