MARKUT 3 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA III.

1Mbasandai hyni për-së-ri ndë synagogët; ende atie ishte nji nieri qi kishte dorën’ e thatë.

2Ende vijin ore ate, ndë qoftë se do ta shëndoshë për ditë të shëtunash; për me e përfolunë.

3Ende ai i thot’ ati nieriut qi kishte dorën’ e thatë: Ngreu ndë miedis.

4Mbasandai u thot atyne: Asht’ e udhësë me bamë mirë për të shëtuna, apo me bamë keq? Me shpëtumë shpirt, apo me vramë? Po ata s’pëzajinë.

5Atëherë si i vuni ore rreth me zemërim, tue i ardhunë keq për ashpërimin’ e zemërës’ atyneve, i thotë nieriut: Shtri dorënë tande. Ende ai e shtrini, ende dora e ati u la e shëndoshë posi tietra.

6Ende Fariseitë si dulnë, përnjiherë banë këshille bashkë me Herodianët kundra ati për me e prishunë.

7Po Iesui iku bashkë me dishepujt’ e vet mb’anë të detit, edhe i voitnë mbrapa shumë shumicë ka Galilea, e ka Iudea,

8e ka Ierusalemi, e ka Idumea, e ka përtej Iordanit; ende shumë shumicë prei atyneve qi ishinë rreth Tyrës, ende Sidonës’ erthnë ke ai, kur ndëgjunë se sa punë bante.

9Ende ai u tha dishepujvet vet me pritun’ afër’ ati nji lundër, për punë të gjindëjesë, qi të mos e shtrëngojnë.

10Sepse shëndoshi shumë vetë, kaqi sa bijinë sipar ati, qi ta prekinë, sa vetë kishinë sëmundëje.

11Ende shpirtënat’ e ndytë kur e vijin’ ore, i bijinë përpara ende gërthiçinë, tue thanë, se: Ti je i Bir’ i Perëndisë.

12Po ai i qirtonte shumë, qi të mos e shpërfaqinë.

13Mbasandai hypën ndë malt, ende thërret për-anë vetëhesë sa vetë deshi ai, ende ata voitnë ke ai.

14Ende ai sgjodhi dy-mbë-dhitë vetë, qi të jenë bashkë me atë, ende qi t’i dërgojë me predikumë,

15ende të ken’ urdhënë me shëndoshunë sëmundëjetë, ende me nxierrë diajtë:

16Simoninë, qi ia vuni emninë Pietër;

17ende Iakobinë të birin’ e Zebedeut; ende Gjionninë të vëllan’ e Iakobit; ende ua vuni emëninë Boanerges, qi do me thanë: të Bijt’ e bumbullimësë;

18ende Andrenë, ende Filippin’, ende Bartholomenë, ende Matthenë, ende Thomanë, ende Kananitin’, ende Iakobinë të birin’ e Alfeut, ende Thaddenë, ende Simon Kananitin’,

19ende Iudën’ Iskariotinë, i cilli e trathtoi.

20Mbasandai vinë ndë nji shtëpi. Ende mbëlidhetë për-së-ri gjindëje, kaqi sa ata s’mundeshinë me ngranë as bukë.

21Ende nierëzit’ e ati kur ndëgjunë, dulnë me e zanë, sepse thoshinë, se ka dalunë menç.

22Ende Shkruisitë qi sdripnë prei Ierusalemit, thoshinë, se ka Beelzebulin’, ende se nxir diajtë me të parin’ e diajvet.

23Po ai si thirri ata për-anë, u thoshte me parabulla: Si mundetë Satanai me nxierrë Satananë?

24Ende ndë u daftë nji mbëretëni kundrë vetëvetëhesë, ajo mbëretëni s’mundetë me qindrumë.

25Ende ndë u daftë nji shtëpi kundrë vetëvetëhesë, ajo shtëpi s’mundetë me qindrumë,

26Ende Satanai ndë u ngritë kundrë vetëvetëhesë, ende u da, s’mundetë me qindrumë, po ka të mbarume.

27Askushi s’mundetë me hymë ndë shtëpit të fortit për me rrëmbym’ enët’ e ati, pa mos lidhunë ma përpara të fortinë; ende atëherë ka me rrëmbymë shtëpin’ e ati.

28Me të vërtet po u thom juve, se gjithë fajetë kanë me u falunë të bijvet nierëzëvet, ende vlasfimiatë, sado qi të vlasfimojnë,

29po ai qi të vlasfimojë kundrë Shpirtit Shenjt, s’ka me iu falunë për gjithë jetënë, por ashtë fajtur i mundimit pasosunë,

30sepse thoshinë, se: Ka shpirt të ndytë.

31Vinë pra të vëllazënit’ ende e ama e ati, ende si ndejtnë jashtë, dërgunë ke ai, për me e thirrunë.

32Ende rreth ati rrinte gjindëje, ende i thanë: Ngje jot amë ende t’yt vëllazën ke po të kërkojnë jashtë.

33Po ai u përgjeq atyneve, tue thanë: Kush ashtë ama eme, a vëllazënit’ e mi?

34Ende si vuni ore rreth ata qi rrijinë për-an’ ati, tha: Ngje ama eme, ende vëllazënit’ e mi!

35Sepse ai qi të bajë dashunimin’ e Perëndisë, kyi asht’ em vëlla, ende eme motër, ende amë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help