1 Gjionn 3 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA III.

1Shifni qish farë dashunie na ka dhan’ Ati, qi të qjuhemi dielmt’ e Perëndisë; përandai bota nukë na ngjef, sepse nuk’ e ngjofi ate.

2Të dashunë, tashi jemi dielmt’ e Perëndisë, por edhe s’ashtë shpërfaqunë se qish kemi me qenunë, por e dimë se kur të shpërfaqetë, kemi me qenunë porsi ai, sepse kemi me e pam’ ate, sikurse ashtë.

3Edhe gjithë kush të ketë këte shpëresë mb’ate, pastron vetëvetëhenë, sikurse ai asht’ i pastër.

4Kush-do qi ban fajinë, ban edhe paligjëninë, sepse faji ashtë paligjënia.

5Edhe e dini se ai u shpërfaq, qi të ngrejë fajetë t’ona, edhe faj nuk’ ashtë mb’ate.

6Kush-do qi mbet mb’ate, nukë fëjen; kush-do qi fëjen, nuk’ e ka pam’ate, as nuk’ e ka ngjofunë.

7Dielmthit’ e mi, askushi le të mos u gënjejë juve; ai qi ban dreitëninë asht’ i dreitë, sikurse ai asht’ i dreitë.

8Ai qi ban fajinë ashtë prei diallit, sepse dialli çë përpara herësë fëjen. Përandai u shpërfaq i Bir’ i Perëndisë për me prishunë punët’ e diallit.

9Ai qi ka lemë prei Perëndiet s’ban faj, sepse fara e ati mbet mb’ate, edhe s’mundetë me fëjyem, sepse ka lemë prei Perëndiet.

10Mbë këte shqyhenë dielmt’ e Perëndisë edhe dielmt’ e diallit. Kush-do qi nukë ban dreitëni, edhe ai qi nukë don vëllan’ e vet, nuk’ ashtë prei Perëndiet.

11Sepse këjo ashtë porosia qi ndëgjuetë çë përpara herësë: të demi njani tietërinë,

12jo sikurse Kaini ishte prei të keqit, edhe theri vëllan’ e vet. Edhe përse e theri ate? Sepse punët’ e ati ishinë të këqia, e ato të vëllait ati të dreita.

13Mos mërekullohi, vëllazënit’ e mi, ndë u ka mëni bota.

14Na e dimë se kemi sdripunë prei vdeket ndë jetët, sepse duemë vëllazënitë; ai qi s’don vëllanë mbet ndë vdekët.

15Kush-do qi ka mëni vëllan’ e vet ashtë nieri-vrasës, edhe e dini se qish-do nieri-vrasës s’ka jetë të pasosëme qi mbet mbë vetëhet t’ati.

16Prei kësai ngjofimë dashunin’ e Perëndisë, se ai vu jetën’ e vet për ne, edhe na kemi detyrë të vemë jetënë t’onë për vëllazënit.

17Por ai qi të ketë të mirat’ e botësë, edhe të këqyri vëllan’ e vet se ka nevojë, edhe të mbylli zemërën’ e vet prei të dhimtunit, si mbet dashunia e Perëndisë mb’ate?

18Dielmthit’ e mi, mos demi me fjalë, as me gjuhë, por me punë e me të vërtetë.

19Edhe prei kësai ngjofimë se jemi prei së vërtetet, edhe kemi me vërtetuem zemëratë t’ona përpara ati.

20Sepse ndë na gjukoftë për të keq zemëra jonë, Perëndia ashtë ma i math se zemëra jonë, edhe ngjef të gjitha.

21Të dashunë, ndë mos na gjukoftë për të keq zemëra jonë, kemi kucim te Perëndia,

22edhe ate qi të lypim’ e marrimë prei ati, sepse rueimë porosit’ e ati, edhe baimë të pëlqyeshimetë përpara ati.

23Edhe këjo ashtë porosia e ati, qi të besoimë mb’emënit’ të Birit ati, Iesu Krishtit, edhe të demi njiani tietërinë, sikurse na la porosi.

24Edhe ai qi muer porosit’ e ati, mbet mb’ate, edhe ai mbë këte, edhe prei kësai e ngjofimë se mbet ndër ne, prei Shpirtit qi na dha.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help