1Edhe thom: Sa kohë trashigimtari ashtë foshnje, s’dan prei shërbëtorit, ndonëse asht’ i zoti të gjithave,
2por ashtë ndënë kujdestarë e ndënë guvernorë, deri mb’ate kohë qi asht’ urdhënuem prei të atit.
3Kështu edhe na, kur ishim foshnje, ishim bamë shërbëtorë ndën’ elementat të botësë?
4Por kur erdhi të mbushunit’ e kohësë, Perëndia dërgoi Birin’ e vet, qi leu prei gruesë, edhe qi qe ndënë ligjë,
5qi të shpërblejë ata qi ishinë ndënë ligjë, qi të marrinë birënin’ e zanë.
6Edhe sepse jeni bij, Perëndia dërgoi Shpirtin’ e Birit vet ndë zemrat tueja, qi thërret: Abba, o Atë.
7Përandai s’je ma shërbëtuer, por bir; edhe ndë qofsh bir, je edhe trashigimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
8Por atëherë, mbassi s’ngjifshitë Perëndinë, u shërbyet’ atyne perëndinave qi s’janë prei natyret.
9Por tashti, mbassi ngjofët Perëndinë, e me thanë ma mirë u ngjofët prei Perëndisë, si këthehi për-së-ri mbë të dobat edhe të vobegat elementa, qi doni me u punuem atyneve për-së-ri si përpara?
10Veni ore ditt, e muej, e kohëna, e vietna.
11Kam frikë për ju, druese mos u mundueshë kot për ju.
12Bahi porsi unë, sepse edhe unë jam porsi ju, o vëllazën, u lutem juve; s’më keni bamë ndonji gja të keqe.
13Edhe e dini se ma pari ungjillëzova te ju me dobësinë mishi,
14edhe ngasejënë t’eme qi ishte ndë mish t’em s’e batë për asgja, as s’e hodhët tej, por më pritët si engjullë Perëndie, si Iesu Krishtinë.
15Cilla pra ishtë lumënia juei? Sepse deshmoj për ju, se ndë mundei, do të nxiritë sytë tuei, e të m’i ipitë mue.
16Anëmiku juei u bashë pra, se thom të vërtetënë?
17Diftojnë zemërë të përvëlutë te ju, por jo të mirë, por duenë me u mbyllunë jashtë juve, qi të keni zemërë të përvëlutë për ata.
18Por ashtë mirë me pasunë zemërë të përvëlutë përherë mbë të mirënë, edhe jo vetëmë kur të jemi afër jush.
19Dielmthit’ e mi, për-së-ri kam të dhimtuna barku për ju, deri sa të bahetë ndë formët tuei Krishti;
20edhe do ishiem me qenun’ afër jush tashti, edhe me ndërruem zanin t’em, sepse vras mendienë për ju.
21Pa më thoni, ju qi doni me qenunë ndënë ligjë, a s’ndëgjoni ligjënë?
22Sepse ashtë shkruem, se Abrahami pat dy bij: nji prei shërbëtoresë, e nji prei së lirësë,
23por ai qi pat lemë prei shërbëtoresë, leu mbas mishit, e ai qi pat lemë prei së lirësë, leu me anë të zotuemesë.
24Këto punë janë të allegorisuna, sepse ato janë dy dhiatatë: njiana prei malit Sinait, qi puell për shërbëtyrë, e cilla asht’ Agara
25(sepse Agara ashtë mali i Sinait ndë Arabi, e ashtë si nji-nji me Ierusalemën’ e sotshime, edhe ashtë ndë shërbëtyrë bashkë me dielmt e vet).
26Por Ierusalem’ e naltë asht’ e lira, e cilla ashtë ama e gjithë neve.
27Sepse ashtë shkruem: “Gëzohu, ti o shterpë qi s’piell, nxir za e bërtit, ti qi nukë ke të dhimtuna barku, sepse dielmt’ e shkretinësë janë më shumë se dielmt’ e asai qi ka burr”.
28Edhe na, o vëllazën, jemi dielmt’ e së zotuemesë, sikurse Isaaku.
29Por sikurse atëherë ai qi leu mbas mishit, ndiqte ate qi kishte lemë mbas shpirtit, kështu asht’ edhe tashti.
30Por qish thotë shkronja? “Nxirr jashtë shërbëtoren’ edhe birin’ e asai, sepse i biri shërbëtoresë s’ka me marrë trashigim bashkë me të birin’ e së lirësë.”
31Pra, o vëllazën, nukë jemi bijt’ e shërbëtoresë, por të së lirësë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.