1Edhe ndë Ikoni, kur hynë bashkë ata ndë synagogët të Iudevet, edhe folnë kështu, kaqi sa besuenë shumë gjindëje prei Iudevet e prei Grekëvet.
2Por ata Iudeitë qi s’besojinë, shtyjinë mbë të keq shpirtënat’ e kombevet kundrë vëllazënavet.
3Mëjaft kohë pra ndejnë atie, tue folunë me sy çelë për Zotinë, qi deshmonte mbë fjalën’ e hirit vet, edhe epte me u bamë shenje e mërekullia me anë të duervet atyne.
4Edhe shumica e qytetit u da dyshë, e disa ishinë me anë të Iudevet, e disa me anë të apostujvet.
5Edhe kur u turrnë kombet’ e Iudeitë bashkë me të parët’ e vet, me i shamë e me i rrafunë me gurë,
6e muernë vesht, edhe iknë ndëpër qytetet e Lykaonisë, ndë Lystrë e ndë Derbë e rreth atyne katundevet;
7edhe atie ishinë tue ungjillëzuem.
8Edhe ndë Lystrë po rrinte ni nieri qi s’mundei prei kambësh, sepse ishte çal çë prei barkut s’amësë vet, edhe s’kishte ecunë kurrë ndonji herë.
9Kyi po ndëgjonte Paulinë tue folunë, i cilli shtiu sytë mb’ate, edhe pa se kishte besë për me u shpëtuem,
10tha me za të math: Ngreu mbë kambë dreitë. Edhe ai hofte përpietë e ecëte.
11Edhe gjindëja kur panë se qish bani Pauli, ngritnë zanin’ e vet, tue thanë Lykaonisht se: Perëndinat’ u përgjaitnë porsi nierës, e sdrypnë te na.
12Edhe queitnë Barnabën’ Ejte, edhe Paulinë Merkur; sepse ai ishte qi tërhiqte fjalënë.
13Atëherë prifti i Ejtesë qi ishte përpara qytetit atyneve, pruni dema e kunora përpara dyervet, e donte me bamë kurban bashkë me gjindëjenë.
14Edhe kur ndëgjuen’ apostujtë Barnaba edhe Pauli, shqornë petkat’ e veta, edhe karcyenë ndë miedis të gjindëjesë, tue bërtitun’ e tue thanë:
15Përse bani këto, o burra? Edhe na jemi nierës qi pësojmë porsi ju, tue predikuem juve të këthehi prei këtyne të kotash mbë Perëndin’ e gjallë, qi bani qiellin’, e dhen’, e detin’ e gjithë qish janë nd’ato,
16i cilli ndë brezat qi shkuenë la gjithë kombetë me ecunë nd’udhët të veta.
17Ndonëse nuk e la vetëvetëhenë pa bamë deshmi, tue bamë mirë, e tue dhanë prei qiellit shinë e kohëna plot me pemë, qi mbushinë zemëratë t’ona me ushqim e me gëzim.
18- Edhe tue thanë këto, memëzi ndalnë gjindëjenë për mos me u bam’ atyne kurban.
19Edhe erthnë disa Iudei prei Andiohisë e prei Ikonisë, edhe si u mbushnë mendienë gjindëjesë, edhe rrafnë me gurë Paulinë, e tërhoqnë jashtë qytetit, sepse kujtuenë se vdiq.
20Por dishepujtë kur e rrethuenë, u ngrit, e hyni ndë qytet; edhe ndë nesëret duel bashkë me Barnabënë ndë Derbë.
21Edhe mbassi predikuen’ ungjillinë nd’ate qytet, edhe banë shumë dishepuj, u këthyenë ndë Lystrë e ndë Ikoni e ndë Andiohi,
22tue forcuem shpirtënat’ e dishepujvet, e tue shtym’ ata me qindruem ndë besët, edhe tue u than’ atyne se me shumë shtrëngime duhetë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë.
23Edhe si u urdhënuen’ atyne pleq mbë çdo kishë, edhe u falnë me agjinime, i lanë mbi Zotinë qi i kishinë besuem.
24Edhe si kaluenë Pesidinë, erthnë ndë Pamfyli.
25Edhe si folnë fjalënë ndë Pergë, sdrypnë ndë Attali;
26edhe prei andyj lundruenë për Andiohi, atie ku ishinë dhanë ndë hir të Perëndisë për punënë qi mbaruenë.
27Edhe kur erthnë, mbëlothnë kishënë, edhe u diftuenë’ atyne gjithë sa bani Perëndia me anë t’atyneve, edhe se çeli derën’ e besësë ndër kombet.
28Edhe ndejnë atie shumë kohë bashkë me dishepujt.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.