1 Gjionn 4 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IV.

1Të dashunë, mos i besoni qish-do fryme, por provoni frymatë ndë janë prei Perëndiet, sepse shumë profet-rrenësa duelnë ndë botët.

2Prei kësai e ngjifni frymn’ e Perëndisë; qish-do frymë qi rrëfen me gojë se Krishti ka ardhunë ndë mish, ashtë prei Perëndiet,

3edhe qish-do frymë qi s’rrëfen me gojë se Krishti ka ardhunë ndë mish, nuk’ ashtë prei Perëndiet; edhe këjo ashtë fryma e antikrishtit, qi keni ndëgjuem se vien’ edhe çë tashi ashtë ndë botët.

4Ju jeni prei Perëndiet, dielmthit’ e mi, edhe i keni mundun’ ata, sepse ai qi ashtë ndër ju, ashtë ma i math se ai qi ashtë ndë botët.

5Ata janë prei botet, përandai flasinë prei botet, edhe bota i ndëgjon ata.

6Na jemi prei Perëndiet; ai qi ngjef Perëndinë, na ndëgjon, ai qi s’ashtë prei Perëndiet, nukë na ndëgjon. Prei kësai ngjofimë frymën’ e së vërtetësë, edhe frymën’ e gënjeshtrësë.

7Të dashunë, le të demi njiani tietërinë, sepse dashunia ashtë prei Perëndiet; edhe kush-do qi don, ka lemë prei Perëndiet, edhe ngjef Perëndinë.

8Ai qi nukë don, nuk’ e ngjofi Perëndinë, sepse Perëndia ashtë dashuni.

9Ndë këte u shpërfaq dashunia e Perëndisë mbë ne, se Perëndia dërgoi Birin’ e vet vetëm-leminë ndë botët, qi të rroimë me anë t’ati.

10Mbë këte ashtë dashunia, jo se na deshëm Perëndinë, por se ai na deshi, edhe dërgoi Birin’ e vet qi të jetë shpërblim për fajet t’ona.

11Të dashunë, ndë na deshi kaqi shumë Perëndia, edhe na kemi detyrë me dashunë njiani tietërinë.

12Askushi s’e ka pamë kurrë Perëndinë; ndë daçim njiani tietërinë, Perëndia mbet mbë ne, edhe dashunia e ati ashtë mbaruem mbë ne.

13Prei kësai e ngjofimë, se mbesimë mb’ate, edhe ai mbë ne, sepse na ka dhanë prei Shpirtit vet.

14Edhe na kemi pamë, edhe dëshmoimë, se Ati dërgoi Birinë Shëlbuesin’ e botësë.

15Ai qi të rrëfejë me gojë, se Iesui asht’ i Bir’ i Perëndisë, Perëndia mbet mb’ate, edhe ai mbë Perëndinë.

16Edhe na kemi ngjofun’ edhe kemi besuem dashuninë qi ka Perëndia mbë ne. Perëndia ashtë dashuni, edhe ai qi mbet ndë dashunit, mbet mbë Perëndinë, edhe Perëndia mb’ate.

17Mbë këte ashtë mbaruem dashunia me ne, qi të kemi kucim ndë ditët të gjyqit, sepse sikurse ai ashtë, kështu edhe na jemi ndë këte botë.

18Nuk’ ashtë frikë ndë dashunit, por dashunia e mbarueme nxier jashtë frikënë, sepse frika ka mundim; edhe ai qi ka frikë, nuk’ asht’ i mbaruem ndë dashunit.

19Na duem’ ate, sepse ai na deshi përpara.

20Ndë thashtë kushi, se due Perëndinë, edhe të ketë mëni vëllan’ e vet, ashtë rrenës, sepse ai qi të mos detë vëllan’ e vet qi e ka pamë, si mundetë me dashunë Perëndinë qi nuk’ e ka pamë?

21Edhe këte porosi e kemi prei ati: Ai qi don Perëndinë, don edhe vëllan’ e vet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help