Sbulesa 12 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XII.

1Edhe u duk nji shenj’ e madhe ndë qiellt: nji grue veshunë diellinë, edhe hana ishte përposh kambëvet asai, edhe mbi kryet t’asai nji kunorë dy-mbë-dhetë yjesh.

2Edhe mbassi ishte me barrë, bërtiste prei të dhimtunit e prei mundimit qi të pielli.

3Edhe u duk nji tietër shenjë ndë qiellt, edhe nje nji dreq i math e i kuq, qi kishte shtatë krenë edhe dhetë brina, edhe mbi krenët të vet shtatë kunora.

4Edhe bishti i ati tërhiqte të tretën’ e yjevet qiellit, edhe i hodhi mbë dhet. Edhe dreqi ndenji përpara gruesë qi kishte për me piellë, qi të hajë dialin’ e asai, kur të pielli,

5edhe puell nji dial mashkullë, qi ai kishte për me kullotunë gjithë kombetë me shkop të hekurtë; edhe diali i asai u rrëmbye te Hyji, edhe te shkambi i ati.

6Edhe grueja iku ndë shkretinë, atie ku ka vend bamë gati prei Hyjit, qi ta ushqejën’ atie nji mijë e dy qind e gjashtë-dhetë ditt.

7Edhe u ba luftë ndë qiellt: Mihaili edhe engjujt’ e ati luftuenë kundrë dreqit, edhe dreqi luftoi edhe engjujt’ e ati.

8Edhe nukë muftnë, as vend s’u gjet për ata ma ndë qiellt.

9Edhe u hoth poshtë dreqi i math, gjarpëni i moçim qi quhetë Diall, edhe Satanai, ai qi gënjen gjithë botënë, u hoth poshtë mbë dhet; edhe engjujt’ e ati bashkë me atë u hothnë poshtë.

10Edhe ndëgjova nji za të math qi thoshte ndë qiell: Tashi u ba shpëtimi edhe fuqia edhe regjënia e Hyjit t’ynë, edhe pushteti i Krishtit ati, sepse u hoth poshtë ai qi përflet vëllazënitë t’anë, ai qi përfliste ata përpara Hyjit t’ynë dit’ e natë.

11Edhe ata e mundën me anë të gjakut Qengjit, edhe për fjalën’ e deshmisë vet, edhe nuk’ e deshnë jetën’ e vet qysh mbë vdekë.

12Përandai gëzohi ju qijetë, edhe ata qi rrinë mb’ata; mier ata qi rrinë mbë dhet edhe ndë det, se sdripi Dialli te ju, ai qi ka zemërim të math, sepse e di se ka pak kohë.

13Edhe kur pa dreqi se u hoth poshtë ndë dhet, ndoqi gruenë qi puell mashkullinë.

14Edhe iu dhanë gruesë dy fletë të shqipesë madhe, për me fluturuem ndë shkretinë ndë vend të vet, atie ku ushqehetë kohë edhe kohëna edhe gjymës kohe, lark prei faqesë gjarpënit.

15Edhe gjarpëni lishoi mbrapa kryesë prei gojësë vet ujë porsi lum, qi ta bajë me e marrë lumi.

16Edhe dheu i ndifi gruesë, edhe dheu hapi gojën’ e vet, edhe piu luminë qi lishoi dreqi prei gojësë vet.

17Edhe dreqi u zemërue mbi gruenë, edhe vote me bamë luftë bashkë me të tierët e farës’ asai, qi ruejënë porosit’ e Hyjit, edhe qi kanë deshmin’ e Iesu Krishtit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help