Sbulesa 4 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IV.

1Mbaskëndai pashë, edhe nje nji der’ e çelë ndë qiell; edhe zan’ i parë qi ndëgjova porsi za trumbete qi fliste bashkë me mue, e thoshte: Hip këtu, edhe kam me të diftuem sa duhenë me u bamë mbaskëndai.

2Edhe përnjiherë erdha ndë shpirt; edhe nje tek ishte nji shkamp ndë qiell, edhe mbi shkampt po rrinte kushi.

3Edhe ai qi rrinte gjante mbë të pamit porsi gur iaspide edhe sardine; edhe ishte nji yl-ber rreth shkampit qi gjante mbë të pamit porsi smaragdinë.

4Edhe rreth shkambit ishinë njizet e katër shqembe; edhe mbë shqembet pashë ndenjunë të njizet e katër pleqtë, veshunë me petëka të bardha, edhe kishinë mbi krenët të vet kunora t’arta.

5Edhe delshinë prei shkambit vetima e bumbullimë e zana. Edhe përpara shkambit ishinë shtatë llambadhe të ziarrmit ndezunë, të cillatë janë shtatë Shpirtënat’ e Hyjit.

6Edhe përpara shkambit ishte nji det gastareje, qi gjante porsi krystalë. Edhe ndë miedis të shkambit edhe rreth shkambit katër shtasë, qi ishinë plot me sy përpara e mbrapa.

7Edhe shtas’ e parë gjante porsi leon, edhe shtas’ e dytë gjante porsi viç, edhe shtas’ e tretë e kishte faqenë porsi njeri, edhe shtas’ e katërtë gjante porsi shqipe qi fluturon.

8Edhe të katër shtasëtë kishinë gjithë-se-cilla veç e veç ka gjashtë fletë përqark, edhe përmbrenda ishinë plot me sy; edhe s’kanë të prajtunë dit’ e natë, tue thanë: Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Hyj Gjithë-pushtetësi, ai qi ishte edhe qi asht’ edhe qi vien.

9Edhe shtasëtë kur i apinë lavdi e nder e të falunë ndersë ati qi rrinte mbë shkampt, qi rron ndë jetët të jetëvet,

10të njizet e katër pleqtë do t’i bijenë përpara ati qi rri mbë shkampt, edhe do t’e adhurojën’ ate qi rron ndë jetët të jetëvet, edhe do të venë kunorat’ e veta përpara shkambit, tue thanë:

11I vëjefshim je, o Zot, me marrë lavdin’ e nderin’ e fuqinë, sepse ti krijove të gjitha, edhe për dashuniminë tat jan’ edhe u krijuenë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help