2 Korinthianët 4 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IV.

1Përandai tue pasunë këte shërbesë, sikurse u ba përdëllim mbë ne, s’lodhemi.

2Por mohuem të mpshefëtat’ e turpëjesë, e s’ecimë me dinakëri, as s’prishimë fjalën’ e Perëndisë me gënjim, por me të shpërfaqëmen’ e së vërtetësë rakumandoimë vetëhenë t’onë mbë qish do ndërgjegjëje nierëzish, përpara Perëndisë.

3Edhe ndë qoftë ungjilli ynë mbuluem mb’ata qi janë të vdierrë,

4 sepse perëndia i kësai jete u verboi mendimet’ atyneve qi s’besojnë, për mos me sbardhunë drita e ungjillit laftit Krishtit mb’ata, i cilli ashtë shëmbëllëtyr’ e Perëndisë.

5Sepse s’predikoimë vetëhenë t’onë, por Zotinë Iesu Krisht, edhe vetëhenë t’onë shërbëtorë për Iesunë,

6Sepse ai Perëndia qi tha me ndritunë dritë prei errësinet, ai ndriti ndë zemërat t’ona për ndriçimin’ e së ngjofëmesë laftit Perëndisë ndë faqe të Iesu Krishtit.

7Edhe kemi këte thesore ndë enë të baltta, për me qenunë tepërica e fuqisë prei Perëndisë, edhe jo prei nesh;

8mbë qish do gja shtrëngohemi, por s’jemi të ngushtë; jemi të ngatërruem, por s’na hiqetë shpëresa:

9ndiqemi, por s’jemi të lanë; jemi të hedhunë poshtë, por s’jemi të vdierrë;

10kurdo bijemë rreth mbë korpt vdekën’ e Zotit Krisht, për me u shpërfaqunë mbë korpt t’anë edhe jeta e Iesuit.

11Sepse na qi rroimë gjithënji ipemi mbë vdekë për Krishtinë, për me u shpërfaqun’ edhe jeta e Iesuit ndë misht t’anë të mortshiminë.

12Kaqi sa vdeka punohetë mbë ne, e jeta mbë ju.

13Edhe tue pasun’ ate shpirtin’ e besësë, mbas së shkruemesë: “Besova, përandai fola”; edha na besoimë, përandai flasimë,

14tue ditunë, se ai qi ngjalli Zotinë Iesu, ka me na ngjallun’ edhe neve me anë të Iesuit, edhe ka me na nxierrë përpara ati bashkë me ju.

15Sepse të gjitha janë për ju, qi ai hiri i tepërë të tepërojë mbë laft të Perëndisë për të falunitë ndersë të shumëvet.

16Përandai s’lodhemi, sepse ndonëse ai nieriu qi ashtë përjashta nesh vdiretë, por ai qi ashtë përmbrenda përtërihetë ditë për ditë.

17Sepse ai shtrëngimi ynë i leti qi ashtë për pak herë punon për ne tepërë së tepëri nji laft të randë të pasosunë;

18sepse na nukë shtiemë sytë mb’ato qi shifenë, por mb’ato qi nukë shifenë; sepse ato qi shifenë janë për pak kohë, por ato qi nukë shifenë janë të pasosuna.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help