1Plakunë mos e qartoish, por mësoje porsi atë; të ritë mësoi porsi vëllazën,
2plakatë porsi ama, të ratë porsi motëra, me qish do farë pastërtie.
3Ndero grat’ e veja, ato qi janë me të vërtetë të veja.
4Edhe ndë pastë ndonji e ve dielm a nipën, le të mësojënë ma përpara shtëpin’ e vet të kenë besë të mirë, edhe t’u apinë shpagime përintvet, sepse këjo asht’ e mirë edhe e pëlqyeshime përpara Perëndisë.
5Edhe ajo grue qi ashtë me të vërtetë e ve edhe mbetunë veç, shpëren mbë Perëndinë, edhe qindron ndë të lutunat e ndë të falunat nat’ e ditë.
6Por ajo qi prish shumë, ndonësë rron, ka vdekunë.
7Edhe porositi këto, qi të jenë të pazana me gojë për të keq.
8Por ndë mos u mendoftë kushi ma përpara për të vërtet, edhe ma fort për të shtëpisë vet, ai ka mohuem besënë, edhe ashtë ma i keq se i pabesi.
9E veja ma pak se gjashtë dhetë vieç le të mos vihetë ndë numërë të vejavet, qi ajo ka qenunë grue e nji burri,
10edhe të bahetë deshmi për vepëra të mira: ndë past’ ushqyem dielm, ndë pastë pritunë të huej, ndë pastë lamë kambë shenjtënish, ndë u pastë ndimuen atyne qi kanë qenunë ndë shtrëngim, ndë i pastë ranë mbrapa qish do vepëre të mirë.
11Por hiq dorë prei së vejavet ra, sepse kur të kënaqenë kundrë Krishtit, duenë me u martuem;
12ato kanë mundim, sepse shkelnë besën’ e parë.
13Edhe mbassi janë pa punë, mësohenë me votunë rreth ndëpër shtëpiat; edhe jo vetëm pa punë por edhe fjalë-shuma e kërkimsore, tue folun’ ato qi s’duhenë.
14Due pra të ratë me u martuem, të bajënë dielm, të bahenë zonja shtëpie, të mos i apin’ anëmikut as ndonji shkak për me u përqeshunë.
15Sepse disa prei asosh u këthyen’ e ranë mbrapa Satanait.
16Ndë pastë të veja ndonji besëtar a besëtare, le t’u ndimojë atyne, edhe le të mos randohetë kisha, qi të mundetë me i ndimuem atyneve qi janë me të vërtetë të veja.
17Pleqtë qi shikojënë mirë punën le të marrinë dy fijsh nderë, ma fort ata qi mundohenë me fjalë e me mësim.
18Sepse shkronja thotë: “Mos i mbëçelish gojën kaut kur shin ndë lamët”, edhe: “I vëjefshim ashtë punëtori për pagën’ e vet”.
19Mos prit kallëzim kundrë plakut, veç ndë u baftë deshmi prei dy, a prei tre deshmitarësh.
20Qarto përpara të gjithëve ata qi fëjejënë, qi të kenë frikë edhe të tierëtë.
21Të ve mbë be përpara Perëndisë, edhe Zotit Iesu Krisht, edhe engjujvet sgjedhunë, qi t’i rueish këto pa bamë gjyq përpara, as të mos bajsh gja tue u pierrë mbë-nj-anë.
22Mos vesh duertë përmbi ndonji shpeit, as mos merr piesë ndë faje të hueja; ruei vetëhenë tande të pastër.
23Mos pi ma ujë, por pi pakëzë venë për plandësinë tand, edhe për të shpeshat sëmundat’ e tua.
24Disa nierëzëve u kanë dalunë fajetë për faqe çë përpara, tue primë ndë gjyq, edhe disa të tierëve po u vinë mbrapa.
25Por kështu edhe vepërat’ e mira disave u kanë dalunë për faqe, edhe ato qi janë tietërazi, s’mundenë me u mpshefunë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.