1Kucon kushi prei jush, kur ka ndonji gja send kundrë tietërit, me u gjukuem përpara të shtrembëvet, e jo përpara shenjtënavet?
2Nukë dini, se shenjtënitë kanë me gjukuem botënë? Edhe ndë u gjukoftë bota prei jush, s’jeni të zotënitë me gjukuem punë ma të vogëla?
3Nuk’ e dini, se kemi me gjukuem engjujtë? Sa ma tepërë punët’ e kësaj jete?
4Ndë paçi pra për me gjukuem punët’ e kësai jete, veni të rrinë për gjyqtarë ata qi nukë zihenë për gja ndë kishët.
5Por u thom juve këte, qi të keni turp: kështu nukë qenëka ndërmiet jush as ndonji i ditshim, për me hym’ e me gjukuem ndërmiet vëllait vet?
6Por vëllai gjukohetë me vëllanë, edhe këte e ban përpara të pabesëvet?
7Tashti pra ashtë kreit faj ndërmiet jush, sepse ju keni gjyqe njiani me tietërinë; përse ma tepërë nukë lini me u bamë paudhë juve? Përse ma tepërë nukë lini me u bamë dam juve?
8Por ju e bani paudhë, e u bani dam atyneve, edhe këto ua bani vëllazënavet.
9Apor nuk’ e dini, se të shtrembëtitë s’kanë me trashiguem mbëretënin’ e Perëndisë? Mos gënjehi: as kurvarë, as idhullatrë, as ndynësa, as ata qi janë të sqaqunë, as ata qi shkojnë mbrapa mashkujsh,
10as viedhësa, as lakëmuesa, as të deitunë, as përqeshësë, as rrëmbesësë, s’kanë me trashiguem mbëretënin’ e Perëndisë.
11Edhe kësish ishitë disa vetë, por u latë, e u shenjtënuetë, e dueltë të dreitë me anë të emënit Iesu Krishtit, edhe me anë të Shpirtit Perëndisë t’anë.
12Të gjitha janë ndë pushtet t’em, por të gjitha nukë më vëjeinë; të gjitha janë ndë pushtet t’em, por unë s’kam me u pushtuem as prei ndonji gjajet.
13Gjellëtë janë për barkunë, edhe barku për gjellët, por Perëndia ka me prishun’ edhe këte edhe këto; e korpi nuk’ ashtë për kurvëninë, por për Zotinë, edhe Zoti për korpinë.
14Edhe Perëndia sikurse ngjalli Zotinë, ka me na ngjallun’ edhe neve me anë të fuqisë vet.
15Nuk’ e dini, se korpnatë tuei jan’ anët’ e korpit Krishtit, do të marr unë pra anët’ e korpit Krishtit, me i bam’ anë korpit të kurvësë? Qoftë lark!
16Apor nuk’ e dini, se ai qi ngjitetë me kurvënë ashtë nji korp? Sepse “kanë me qenunë”, thotë, “të dy ndë nji mish”.
17Por ai qi ngjitetë me Perëndinë, ashtë nji shpirt me atë.
18Ikni prei kurvënisë; qish do faj qi ban nieriu ashtë jashtë korpit, por ai qi kurvënon, fëjen mbë korpt të vet.
19Apor nuk’ e dini, se korpi juei ashtë tempulli i Shpirtit Shenjt qi rri ndër ju, edhe ate e keni prei Perëndisë, edhe nukë jeni të zotënit’ e vetëhesë tuei.
20Sepse u bletë me çimim; lavdoni pra Perëndinë me korpinë tuei, edhe me shpirtinë tuei, qi janë të Perëndisë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.