1Edhe me thanë shkurt për sa folëm, kemi kësi prifti, qi ndenji prei së diathtësë shkambit madhënisë ndë qijet,
2punëtori i shenjtënavet, edhe të vërtetësë tendë, të cillën’ e nguli Zoti, e jo nieriu.
3Sepse qish-do krye-prift vihetë për me prumë dhunëtia e kurbane, përandai ashtë nevojë me pasun’ edhe kyi ndonji gja qi ta bierë kurban.
4Sepse ndë ishte mbi dhet, nukë do të ishte prift, sepse ishin priftën ata qi bijshinë dhunëtiatë mbas ligjësë,
5të cillëtë punoishinë mbas shëmbëllëtyrës’ e mbas hiesë punëvet qiellore, sikurse i pat thanë Perëndia Moiseut, kur kishte për me ndërtuem tendënë, sepse thotë: “Shiko t’i bajsh të gjitha mbas formësë qi t’u diftue ndë malt”.
6Por tashti Krishti fitoi nji punë ma të mirë, sa ma shumë asht’ edhe laimës nji dhiate ma të mirë, e cilla u vu ligjë mbi ma të mira të zotueme.
7Sepse ndë ishte pa palavi ajo e para, nukë do të kërkohej vend për të dytënë,
8sepse tue gjetunë faj Perëndia mb’ata thotë: “Qe te vinë ditt, thotë Zoti, edhe kam me bamë nji dhiatë të re mbë shtëpin’ e Israelit edhe mbë shtëpin’ e Iudesë,
9jo mbas dhiatësë qi bana mb’atënit e atyne, ate ditë kur i rroka për dore me i nxierrë prei dheut Egjyptit, sepse ata nukë qindruenë ndë dhiatët t’eme, edhe unë s’i vuna ore, thotë Zoti.
10Sepse këjo ashtë dhiata qi kam me bamë mbë shtëpin’ e Israelit mbas atyne ditvet, thotë Zoti, kam vumë ligjat’ e mia ndë mend t’atyne, edhe kam me i shkruem mbi zemërat t’atyne, edhe kam me qenunë tek ata për Perëndi, edhe ata kanë me qenunë tek unë për popull.
11Edhe s’ka me mësuem gjithë-se-cilli t’afërmin’ e vet, edhe gjithë-se-cilli vëllan’ e vet, tue thanë: Njif Zotinë; sepse të gjithë kanë me më ngjofunë çë prei së vogëlit atyneve, deri së madhit atyneve.
12Sepse kam me qenun’ i përdëllyeshim mbë të shtrembëtat e atyne, edhe s’kam me kuituem ma fajet’ e atyne, edhe paligjëniat’ e atyne”.
13Me të thanë “të re”, bani të vietërë të parënë; edhe ajo gja qi vietërohet’ e plaketë, ashtë ngjat prishëjesë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.